• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Macron për vaksinimin në Francë: Shqyrtohet doza e tretë për të moshuarit dhe të sëmurët
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Macron për vaksinimin në Francë: Shqyrtohet doza e tretë për të moshuarit dhe të sëmurët

5 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e rekomandoi, të paktën pa ndihmuar vendet e varfra me vaksina. Por aplikimi i dozës së tretë mund të bëhet realitet në Francë. Presidenti, Emmanuel Macron, njoftoi së fuqizimi mbrojtjes ndaj Covid-19 po shqyrtohet për disa kategori.

“Një dozë e tretë ka të ngjarë të jetë e nevojshme, jo për të gjithë menjëherë, por në çdo rast për më të cenuarit dhe më të moshuarit. Kjo është arsyeja pse ne po përgatitemi, si vendet e tjera europiane, që ta bëjmë të disponueshme këtë dozë të tretë për më të moshuarit dhe më të brishtët. Dhe ne do ta aplikojmë atë duke filluar nga shtatori”, tha Macron.

Qeveria e Macron po përpiqet që të përshpejtojë programin e vaksinimit anti-covid në Francë, teksa ky shtet përballet me valën e katërt të pandemisë. Masat e vendosura në zbatim nxitën demonstrata dhe protesta të dhunshme. Ndërsa bizneset në Francë ngrenë shqetësimin se një zbatim i mundshëm i pasaportave të imunitetit mund t’i dëmtojë financiarisht.

“Është shqetësuese pasi ka ndryshime çdo ditë. Rregullat e reja do të na dëmtojnë. Po ecim në errësirë dhe ndonjëherë, kemi rregulla që janë të pamundura për tu zbatuar”, tha Laurent Bondil, menaxher i restorantit “La Cabasse”.

Aktualisht në Francë po pritet me padurim vendimi i0 gjykatës së lartë kushtetuese lidhur me vendimin për përdorimin e pasaportës së imunitetit ndaj Covid-19 në bare, restorante, trena dhe avionë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LIRUA GABIMISHT/ Arrestohet një nga drejtuesit e “Ndrangheta”-s, ishte dënuar me burgim të përjetshëm
Previous article ALARM NË GREQI/ Zjarri jashtë kontrollit, bllokohen 150 persona nga flakët

Delo.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT