Konfirmohehet pozitiv me COVID 19 një mjek i urgjencës së Traumës.
Mësohet se mjeku ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët gjatë kësaj periudhe ndërsa para tij, edhe një infermier i Traumës u konfirmua pozitiv.
Stafi mjekësor i Traumës ndërkaq, ka kërkuar tamponim të gjerë në radhët e tyre.
Kujtojmë se disa ditë më parë humbën jetën nga Covid edhe dy mjek, mjeku i Urgjencës Arjan Pushi dhe mjeku nga Puka Hysni Shkjau.