• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Kalifornia urdhër për vaksinim të detyrueshëm për nxënësit e shkollave
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Kalifornia urdhër për vaksinim të detyrueshëm për nxënësit e shkollave

2 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kalifornia është gati të zbatojë një urdhër për vaksinim të detyrueshëm të nxënësve të shkollave, duke e bërë atë shtetin e parë amerikan që merr një masë të tillë kundër koronavirusit.

Masa e shpallur të premten mund të nxisë shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë sikurse bënë shumë prej tyre pasi Guvernatori Gavin Newsom vendosi urdhrin e parë mbarëkombëtar në vend, për ndalim-qarkullimi gjatë ditëve të para të pandemisë.

Zoti Newsom tha se urdhri nuk do të hyjë në fuqi për të gjithë fëmijët derisa qeveria amerikane të ketë përfunduar verifikimin e plotë të të dhënave për vaksinat për të dyja grupmoshat, si për ata nga 12 deri në 15 vjeç edhe ata nga 5 deri në 11 vjeç. Kjo do të thotë se fëmijëve nga klasa e shtatë deri në të dymbëdhjetën (12-15 vjeç), ndoshta do t’u duhet deri në korrik për t’u vaksinuar. Periudha do të jetë edhe më e gjatë për fëmijët e kopshtit deri në klasën e gjashtë (5 deri 11 vjeç), sepse agjencitë qeveritare nuk e kanë miratuar ende vaksinën për këtë grupmoshë.

Ligji i Kalifornisë kërkon që të gjithë fëmijët e regjistruar në shkollat publike dhe private të kenë kryer 10 vaksina, përjashtuar rastet kur ato nuk bëhen për arsye mjekësore. Për vaksinën e koronavirusit, Kalifornia do të pranojë përjashtime për arsye mjekësore, fetare e personale. Udhëzimet mbi këtë përjashtime do të shkruhen pasi zyrtarët e këtij shteti të zhvillojnë dëgjesa publike. Çdo nxënës i cili nuk përjashtohet nga vaksinimi, e që refuzon ta marrë atë, do të detyrohet të kryejë studime të pavarura nga shkolla, në shtëpi.

Urdhri për vaksinim të detyrueshëm pritet të prekë më shumë se 6.7 milionë nxënës të shkollave publike dhe private në shtetin më të populluar të vendit. Kalifornia zbaton aktualisht edhe një urdhër për vendosjen me detyrim të maskave në shkolla./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REJA E KA GATI LISTËN PËR SFIDAT E TERORIT/ Pritet rikthimi i mbrojtësit në Kombëtare
Previous article ME SHPEJTËSI "RRUFE"/ “Rrugorja” pozicionohet në aksin Sauk-Teg, ndëshkohen shoferët e pabindur (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT