• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Izraeli rrit presionin për dozën e tretë të vaksinës
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Izraeli rrit presionin për dozën e tretë të vaksinës

3 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e Izraelit po rrit presionin ndaj personave që janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Nga dita e diel (3 tetor) certifikata e vaksinimit e cila lehtëson lëvizjen dhe qasjen në jetën publike, do të jetë e vlefshme vetëm gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Pas kësaj periudhe njerëzit duhet të marrin dozën e tretë përforcuese për të pasur mundësi të hyjnë në ambiente të mbyllura. Izraeli është vendi i parë që e përfshiu dozën përforcuese të vaksinës në certifikatën e vaksinimit.

Masa po shihet gjerësisht si një hap për të inkurajuar vaksinimin me dozë përforcuese. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 1 milion njerëz mund të preken nga rregullorja e re. Certifikata është e nevojshme për të marrë pjesë në pothuajse të gjitha fushat e jetës publike në Izrael. Të gjithë të moshës 3 vjeç e lart duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë shëruar nga COVID-19 ose janë testuar negativ nëse duan të vizitojnë ngjarje sportive ose kulturore, palestra, muze, restorante, universitete ose konferenca.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 61 për qind e afërsisht 9.4 milionë banorëve janë vaksinuar me dy doza, ndërsa rreth 37 për qind me dozë përforcuese. Parakushti për dozën e tretë është që vaksinimi i dytë të jetë bërë së paku pesë muaj më parë. Në fillim të shtatorit, Izraeli regjistroi më shumë se 11,000 infeksione të reja në ditë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Që atëherë, numri ka rënë gradualisht. Shumë izraelitë organizuan demonstrata në të gjithë vendin në shenjë proteste ndaj masave të reja. Kundërshtarët thanë se kjo është një formë e vaksinimit të detyruar./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOLOGNA-LAZIO/ Barrow dhuron spektakël, "Lacialët" pësojnë dy gola në 3 minuta (VIDEO)
Previous article "KAM PRINDËRIT E DIVORCUAR..."/ Graciano zbulon se nuk do e falte tradhtinë

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT