• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Italianët vërshojnë në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryebashkiakut që vdiq nga koronavirusi
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Italianët vërshojnë në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryebashkiakut që vdiq nga koronavirusi

18 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Qindra banorë të bashkisë së Saviano në Itali kanë vërshuar në rrugët e qytetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryebashkiakut të tyre Carmine Sommese, i cili vdiq pasi u prek nga koronavirusi.

Siç shihet dhe nga pamjet, edhe pse është e ndaluar dalja nga shtëpia, banorët e Savianos kanë vërshuar në rrugë për kryebashkiakun e tyre. Carmine Sommese përveç postit si kryebashkiak punonte dhe si mjek në spital për të ndihmuar në vijën e parë të luftës me covid-19. Fatkeqësisht virusi të cilin po luftonte bashkë me kolegët i mori jetën dhe atij vetë, raporton newsbomb.al.

Presidenti i rajonit të Campanias Carlo Marino, i ka shkruar një letër ngushëllimi familjarëve të kryebashkiakut të ndjerë dhe Bashkisë së Savianos.

“Lamtumirë Carmine Sommese, Kryetar i Bashkisë Saviano. Lamtumirë një burrë dhe një administrator që ka paguar personalisht për angazhimin përkrah komunitetit të tij, si Kryetar dhe Mjek, në këto periudha të vështira nga vuajtjet e infeksionit.

Gjithmonë i disponueshëm dhe i qeshur. Do të na mungojë angazhimi i tij qytetar, i vëmendshëm dhe skrupuloz dhe cilësitë e tij njerëzore, të cilat, megjithatë, do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e bashkëqytetarëve dhe pacientëve të tij. Për familjen dhe administratën komunale të Saviano, të prekur kaq rëndë, i drejtohem me ngushëllimet e mia të përzemërta”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Presidentit të rajonit të Campanias Carlo Marino, për vdekjen e kryebashkiakut të Savianos Carmine Sommese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ “Ujku” shqiptar i koronavirusit dhe opozitarët në kërkim të gjurmëve!
Previous article NORMALITETI? Habit mjeku: Mund të bashkëjetojmë me COVID-19, nuk është tragjedi!

k.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT