• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Italia në fazën e tretë, Conte: Nuk kam frikë nga rënia, duhet veprim urgjent
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Italia në fazën e tretë, Conte: Nuk kam frikë nga rënia, duhet veprim urgjent

7 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Jemi në fazën e tretë të pandemisë ku duhet vepruar me urgjencë. Kështu është shprehur kryeministri Italian Giuseppe Conte në një intervistë për Corriere della Sera i cili iu referua edhe deklaratave dhe zërave se pikërisht në këtë moment mund të vijë edhe fundi i qeverisë së udhëhequr prej tij. “Mua nuk më duket se ndihem i rrethuar më shumë sesa në fazën e parë. Në të gjithë këta muaj kam dëgjuar vazhdimisht: Conte po bie. Kjo është pjesë e lojës, unë kam mësuar të mos befasohem”, ka nënvizuar Conte. Realiteti na sjell një fazë emergjente ka nënvizuar kreu i ekzekuitivit Italian, e ndërsa e kanë theksin tek lëvizja e menjëhershme që duhet të bëjë qeveria për të përballuar këtë situatë pasi sipërmarrësit janë në luftë me kohën.

Lidhur me tensionet në mazhorancë ai thotë, “e vërteta është se kur të arrini në substancën e gjërave, duke i ndarë ato nga polemikat, ti e kupton se kjo mazhorancë është e përbërë nga palë përgjegjëse, të cilët e kuptojnë mirë se cilat janë përparësitë e vendit”, thotë Kryeministri.

Ndërkohë nga ana tjetër Italia shpreson që vendet e tjera të Bashkimit Evropian të rihapin kufijtë e tyre për shtetasit italianë më 15 qershor. Vetë ky vend hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë. Ministri i jashtëm Luigi Di Maio gjatë një vizite në Slloveni ku u takua me homologun e tij u shpreh se “data 15 qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë” e ndërsa ministri i jashtëm slloven, Anze Logar tha se kushtet shëndetësore në Itali janë duke u përmirësuar shumë shpejt dhe u shpreh optimist për 15 qershorin”.

Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi të mund të udhëtojnë. Italia një prej vendeve të goditura më rëndë nga COVID-19, ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur. Sllovenia, që muajin e kaluar deklaroi se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në këtë shtet – ka raportuar për 1,479raste dhe 109 të vdekur. Sllovenia, në javët e fundit po ashtu ka lejuar udhëtimet e njerëzve nga shtetet fqinje si Kroacia, Hungaria dhe Austria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BURG PËR ROLAND KRYEMADHIN/ Myslimani që nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë (DETAJET)
Previous article I DORËZON ÇELSAT E SHTËPISË SË RE FAMILJES ALLMUÇA NË BALDUSHK/ Veliaj: Do t’i rikuperojmë 870 shtëpitë që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT