• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ish-eksperti i OBSH-së optimist: Virusi mund të zhduket, para se të zbulohet vaksina
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ish-eksperti i OBSH-së optimist: Virusi mund të zhduket, para se të zbulohet vaksina

18 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Karol Sikora, akademik dhe njëherit ish-onkologu kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka thënë se coronavirusi mund të zhduket vetvetiu para se të zbulohet dhe prodhohet çfarëdo vaksine kundër COVID-19.

Shkencëtari britanik ka shkruar në Twitter duke shpjeguar se ekzistojnë gjasat reale që virusi do të zhdukej rrugëve natyrale, para se shkencëtarët të zhvillojnë një vaksinë, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se kemi më shumë imunitet se që është vlerësuar më herët. Duhet të vazhdojmë me ngadalësimin e virusit, por ai edhe mund të zhduket”, ka shkruar Sikora.

Ky postim ka thënë se është mendim i tij personal dhe një nga skenarët e mundshëm. Shkencëtari britanik ka pranuar se askush nuk e di se çfarë do të ndodh, duke i bërë thirrje qytetarëve nga e mbarë bota që t’i përmbahen rregullit të distancimit fizik social.

Një sërë vendesh dhe kompani farmaceutike në mbarë botën janë vënë në garë për zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit, që deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 316 mijë personave në mbarë botën.

Në fillim të javë së kaluar, OBSH-ja ka zbuluar se tetë kandidatë për vaksinë janë aktualisht në garë dhe po bëjnë testet klinike, derisa për 110 vaksina tjera janë duke u kryer teste para klinike. Vendet si Britania e Madhe dhe Kina kanë filluar testimin e vaksinave në njerëz.

Megjithatë ende nuk dihet se kur do të jenë të gatshme për përdorim këto vaksina të shumëpërfolura. Drejtori i Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëron se “nuk ka siguri që vaksina do të jetë efikase”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NË ATENTATIN NDAJ PROKURORIT NDOJA/ Babai i Andi Malokut kërkon nga SPAK pamjet filmike
Previous article SA ËSHTË RRITUR/ Bashkëshortja e Gaz Pajës pozon me djalin e tyre (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT