Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Roland Zisi infektohet me Covid-19.
Lajmi për konfirmimin pozitiv të Zisit është bërë publik paraditen e sotme. Për gjendjen shëndetësore të tij nuk ka asnjë informacion deri në këto momente.
Sapo është mësuar se rektori ka testuar pozitiv, gjithë stafi i Univeristetit të Vlorës i është nënshtruar testit me tampon për të parë nëse ka të tjerë pedagogë të infektuar. Edhe më herët një pjesë e stafit të “Ismail Qemalit” ka dalë pozitive me Covid-19.