Ministria e Shëndetësisë konfirmoi ditën e sotme 5 raste të reja me koronavirus në qytetin e Beratit.
Bëhet me dije se mes të infektuarve kanë rezultuar pozititivë me Covid-19 një mësues në shkollën 9-vjeçare Mbrakull në qytetin e Poliçanit dhe një infermiere në Qëndrën Shëndëtësore nr.1.
Mësohet se mësuesi është në gjendje të mirë shëndetësore i karantinuar në shtëpi.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 387 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjitshëm i të infektuarve ka shkuar në 13649.