• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Ilir Alimehmeti: Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës. Deri sa të vijë vaksina…
Home
Sociale

COVID-19/ Ilir Alimehmeti: Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës. Deri sa të vijë vaksina…

23 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se vendi ynë pritet të ketë një përkeqësim të situatës me Covid-in në muajit dhjetor dhe janar, ndërsa thotë se Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës. Duke folur mbi vaksinën ai u shpreh se derisa të vijë në Shqipëri do të kalojnë muaj dhe nuk beson se do të ndodhë më parë se pranverë-vera e vitit që vjen.

“Përsa i përket situatës, ne jemi duke shkuar drejt pikut, kështu që pritet që çdo infeksion respirator plus Sars-COV-2,të rëndojë situatën. Do ketë më shumë njerëz të infektuar dhe imuniteti bie me ftohjen e motit. Duke shkuar drejt dhjetor-janarit do të kemi një situatë që do të përkeqësohet , që do të stabilizohet më pas në pranverë. Kjo është situata është komplet fizologjike dhe pritet për çdo lloj virusi. Nga krahu tjetër, ky virus të paktën në Tiranë ka xhiruar në mënyrë të gjerë, pra është në nivel komunitar. Jemi duke ecur dita-ditës drejt komfortit të imunitetit të tufës, jemi ende larg për çdo përqindje që shtohet dita-ditës ndikon”, u shpreh Alimehmeti për gazetën “Si”.

Ai deklaron se fakti që numri i të infektuarve është shtuar, jo detyrimisht vjen ngaqë masat nuk kanë funksionuar. “Për shembull, mbajtja e maskave në ambiente të hapura, nuk solli efekt gjë e cila pritej. Por arsyeja kryesore bazë nuk është nëse funksionon apo jo maska, por është arsyeja se 67% e infektimeve ndodhin brenda në familje. 25-30% ndodh në administratë ku maska ka qenë e detyrueshme që në korrik, kështu kjo masë nuk ishte një masë që kishte efekt”, u shpreh mjeku epidemiolog.

Sa i takon bllokimit të orarit 10 me 6, Alimehmeti tha se është një masë që nuk shkon pasi moshat e vjetra nuk janë në qarkullim. “Duhet të fillojnë masa që bllokojnë të moshuarit, pra personat mbi 60 vjeç e sipër”, vijon ai në intervistë.

Në lidhje me vaksinën ai deklaron se: “Derisa të vijë në Shqipëri, do të kalojnë muaj dhe mendoj se kjo nuk do të ndodhë më parë se pranverë-vera e vitit që vjen, në qoftë se gjithçka funksionon si duhet dhe me shumë gjasë deri në atë periudhë një përqindje shumë e rëndësishme e Shqipërisë do ta ketë kaluar në një mënyrë, apo në një tjetër Sars-COV-2. Shumica besoj se do e ketë kaluar lehtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA LANË PA FJALË/ Ja çfarë veshën yjet botërore në tapetin e kuq të American Music Awards 2020
Previous article "JAM SHUMË E LUMTUR..."/ Albana Osmani i thotë të gjitha duke filluar nga jeta private deri tek planet për fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT