• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Identifikohet rasti i parë i transmetimit në komunitet i variantit Omicron në SHBA
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Identifikohet rasti i parë i transmetimit në komunitet i variantit Omicron në SHBA

2 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rasti i parë i njohur i transmetimit në komunitet të variantit Omicron të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara u identifikua në Minesota të enjten, tha departamenti i shëndetësisë i shtetit.

Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e parë të variantit Omicron në Kaliforni të mërkurën, tek një person plotësisht i vaksinuar që kishte qenë në Afrikën e Jugut ku varianti i ri u zbulua për herë të parë muajin e kaluar.

Një ditë më pas, departamenti i shëndetit publik i Minesotës tha se një banor i infektuar me variantin Omicron, ishte një i rritur, plotësisht i vaksinuar, i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në qytetin e Nju Jorkut.

Ai zhvilloi simptoma të lehta më 22 nëntor dhe bëri testimin për COVID-19 më 24 nëntor, tha departamenti i shëndetësisë i shtetit, duke shtuar se simptomat e tij kishin kaluar.

Shkencëtarët po e studiojnë variantin Omicron, i cili është cilësuar si një variant shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të zbuluar nëse është më i transmetueshëm apo më i rëndë se varianti Delta. Ata po analizojnë gjithashtu se sa efektive janë vaksinat aktuale ndaj tij.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz u kërkoi banorëve të vaksinohen dhe të mbajnë maska në ambientet e brendshme.
“Ky lajm është shqetësues, por nuk është befasi”, tha zoti Walz. “Ne e dimë se ky virus është shumë ngjitës dhe qarkullon me shpejtësi në të gjithë botën.”

Personi që kishte virusin foli me ekspertët e Departamentit të Shëndetësisë të Minesotës dhe njoftoi se kishte qenë në Nju Jork nga 19 deri më 21 nëntor.
Epidemiologët e Minesotës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me qytetin e Nju Jorkut dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Guvernatori Walz tha se përgjigja më e mirë ndaj këtij varianti të zbuluar së fundmi është ajo që ka qenë e vlefshme gjatë gjithë pandemisë: vaksina për COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI SALI BERISHËN/ Basha: Nuk jam i kulturës së përjashtimit, nuk e ndaloj të vetëpërjashtohet
Previous article E RËNDË/ Aksident në bypass-in e Rrogozhinës, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT