Mijëra persona në të gjithë botën mund të vdesin nëse do të ketë një valë të dytë koronavirusi, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetit.
Ndihmës drejtori i përgjithshëm i Iniciativave Strategjike, Ranieri Guerra është shprehur se koronavirusi është i ngjashëm me gripin spanjoll dhe nëse rikthehet në shtator do të ketë me mijëra të vdekur.
“Krahasimi është me gripin spanjoll që është zhvilluar ekzaktësisht si Covidi, u dobësua në verë dhe u rikthye ashpërsisht në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë viktima gjatë valës së dytë” tha Guerra.
Ndër të tjera Guerra është shprehur se ‘arma’ e vetme që kemi për të përballur një valë të dytë është vaksinimi kundër gripit.


