• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 I MORI TË ËMËN, BABAI PO LUFTON ME VDEKJEN/ Historia dramatike e vajzës italiane: Mami humbi vetëdijen, kur arriti në spital…
Home
Histori Njerëzore

COVID-19 I MORI TË ËMËN, BABAI PO LUFTON ME VDEKJEN/ Historia dramatike e vajzës italiane: Mami humbi vetëdijen, kur arriti në spital…

26 March, 2020 Delo.autor Botë, Histori Njerëzore, Nderkombetare

Historitë dramatike nga Italia po trondisin botën, teksa koronavirusi është përhapur masivisht dhe po bën kërdinë me qindra vdekje në ditë.

Një histori po rrëqeth botën është edhe ajo e një vajze të quajtur Ana, e cila ka humbur të ëmën nga COVID-19, ndërsa të atin e ka të shtruar në spital, duke luftuar me virusin vdekjeprurës.

“Fanpage.it” shkruan se pavarësisht se babai kishte dalë pozitiv dhe ishte shtruar në spital, nëna, një grua 55-vjeçare, e cila paraqiti të njëjtat simptoma, jo vetëm që nuk i ishte bërë tamponi, por as nuk u shtrua në spital, duke gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme, 24 mars.

“Ata të dy kishin simptoma në të njëjtën periudhë: ethe, temperaturë të lartë, por ne menduam se ishte një grip normal, gjithashtu edhe pse përhapja e Covid-19 në Napoli ishte ende e në shifra të vogla“, thotë Ana për Fanpage.it.

Pas disa ditësh, gjendja e babait, që vuan nga astma, alergjik dhe ka hipertension, përkeqësohet, duke shfaqur probleme me frymëmarrjen.

“Kontaktuam mjekun që merret me babanë tim, i cili na sugjeron terapi me antibiotikë dhe kortizon duke besuar se babai im ka bronkit“.

Pas një trajtimi disa ditor, megjithatë, gjendja e tij nuk u përmirësua, përkundrazi. Edhe gruaja e tij vijonte të kishte ethe dhe temperaturë të lartë.

“Kështu që ne vendosim t’i shoqërojmë në Cotugno, në spital, ku ndodh një gjë absurde“, vazhdon Ana në rrëfimin e saj.

“Në çadrën e ngritur para spitalit, temperatura e nënës ishte 39.8, ndërsa e babit 37. Babait i bënë tampon, mamasë jo, por e morën brenda dhomës së urgjencës për vizitë, temperatura shkoi 36.8; nuk iu bë as tampon dhe asgjë në spital“.

Ndërkohë, dy ditë më vonë, më 19 mars, mbërrijnë rezultatet e tamponit të babait të Anës, rezultonte pozitiv me Covid-19.

Një ambulancë shkon në shtëpinë ku vajza jeton me prindërit e saj, plus bashkëshortin e saj dhe djalin 15 muajsh, dhe merr babanë:

Dje, 24 Mars, gjendja e gruas u përkeqësua papritur: ajo filloi të mos merrte dot frymë dhe humbi kthjelltësinë.

“Burri im telefonoi ambulancën, por ata i thanë se një grua 55-vjeçare nuk mund të ketë probleme me frymëmarrjen“.

Pas disa tentativash, mbërrin një ambulancë në shtëpi, por ajo arriti në spital dhe bëri arrest kardiak, ku menjëherë pas kësaj humbi jetën.

“Askush nuk e meriton një vdekje të tillë” – vazhdon Ana në historinë e saj dramatike. “Nëna ime nuk mund të ketë një funeral. Ne fëmijët nuk mund të mblidhemi për ta kujtuar atë”.

“Gjashtë ditë pasi babai im doli pozitiv, pas vdekjes së nënës time, ne ende jemi duke pritur për të na bërë një tampon. Ata vetëm na futën në një karantinë të detyruar“.

Anna përfundon historinë e saj duke dhënë këtë mesazh:

“Ajo që unë ndjej t’u them njerëzve është të mos dalin nga shtëpia. Kjo është një sëmundje që prek të gjithë, pa asnjë dallim. Shëndetësia me siguri do të ketë probleme këto ditë, por nuk ka zgjidhje për koronavirusin“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Kryeministri Conte: BE të marra masa të jashtëzakonshme, ndryshe jemi të gjithë të humbur
Previous article KORONAVIRUSI/ Kryetari i Bashkisë Shijak, për pensionistët e vetmuar: Nuk do ju mungojë asgjë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT