• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Holanda do të lehtësojë kufizimet pavarësisht valës së re të infeksioneve
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Holanda do të lehtësojë kufizimet pavarësisht valës së re të infeksioneve

26 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria holandeze ka thënë se do të lehtësojë kufizimet e saj Covid-19, ndër më të ashprat e Evropës, nga e mërkura raporton BBC. Ambientet e mikpritjes holandeze, duke përfshirë baret, restorantet dhe muzetë, janë mbyllur që nga 18 dhjetori në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron. Por pavarësisht kufizimeve, rastet e Covid-19 kanë vijuar të rriten, me rreth 60,000 të regjistruar tani në ditë.

Kryeministri Mark Rutte tha në një konferencë për shtyp se vendi po “merrte një rrezik” në lehtësimin e kufizimeve. Rutte, i cili është përballur me thirrje në rritje për një lehtësim të kufizimeve javët e fundit mes vdekjeve në rënie dhe pranimeve në kujdesin intensiv, shtoi se rregullat e reja do të jenë efiçente deri më 8 mars.

Kafenetë, baret dhe restorantet do të lejohen të hapen deri në orën 22:00, megjithëse klientëve do t’u kërkohet të tregojnë certifikatën e vaksinimit ose shërimit të fundit nga një infeksion koronavirus për të fituar hyrjen. Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura dhe kapaciteti në ngjarje sportive dhe kulturore do të jetë i kufizuar në 1250 persona. Rihapja pason një valë zemërimi nga shumë punonjës të sektoreve që lidhen me hërbimin ndaj klientit, të cilët mbetën të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë për të lejuar dyqanet, palestrat, parukierët dhe punonjësit e seksit të rifillojnë biznesin më 15 janar, ndërsa sektori i tyre mbahej në izolim. Kafenetë në disa qytete u hapën në kundërshtim me kufizimet fundjavën e kaluar dhe dhjetëra muze dhe teatro u hapën si sallone bukurie për një ditë në shenjë proteste. Mbështetja publike për masat e rrepta gjithashtu është zbehur vazhdimisht gjatë muajit të kaluar dhe demonstratat e mëdha kundër rregullave janë bërë më të shpeshta në kryeqytetin, Amsterdam.

Rutte aludoi për këtë zemërim gjatë konferencës së tij për shtyp, duke u thënë gazetarëve se qeveria “po kërkonte me vetëdije kufijtë e asaj që është e mundur, për shkak të tensioneve të mëdha dhe thirrjeve për ndihmë në ditët e fundit”.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers paralajmëroi se virusi “nuk është grip”, por tha se zbutja e kufijve ishte e rëndësishme.

“Të jetosh më gjatë me masa kufizuese dëmton shëndetin dhe shoqërinë tonë,” tha ai.

Pavarësisht kufizimeve të ashpra, rastet e reja me koronavirus kanë vazhduar të rriten. Të martën, Instituti Kombëtar për Shëndetin (RIVM) raportoi një rekord 366,120 raste për javën e kaluar, një rritje prej 51%. Gati 90% e njerëzve në Holandë janë vaksinuar tani. Por vendi ka mbetur prapa fqinjëve të tij evropianoperëndimorë në prezantimin e programit të tij të vaksinave përforcuese, me vetëm 57% të njerëzve që vijnë përpara për vaksinën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Skenari i ri për Brojën, zbulohet vendimi i Chesea-t për sulmuesin shqiptar
Previous article VRASJA PËR HAKMARRJE NË LEZHË/ Zbardhet dëshmia e autorit: Isha pajisur me armë prej 1 viti

Delo.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT