• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 GODET EDHE INDUSTRINË E NXJERRJES SË NAFTËS/ Balluku: Po përpiqemi të menaxhojmë mbarëvajtja e sektorit
Home
Sociale

COVID-19 GODET EDHE INDUSTRINË E NXJERRJES SË NAFTËS/ Balluku: Po përpiqemi të menaxhojmë mbarëvajtja e sektorit

28 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pandemia COVID-19, ka ndikuar negativisht në sektorin e prodhimit të naftës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës, tejmbushja e fuçive me naftw, ulja e çmimit dhe mungesa e konsumit, bllokoi gjithë industrinë.

Të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit vetëm nga bllokimi i industrisë nxjerrëse të naftës, si dhe mungesa e konsumit, arrijnë në 2.5 miliardë lekë. Drejtori i Hidrokarbureve Ilia Gjermani në mbledhjen e Task-Forcës së zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se rënia e çmimit në bursa, dhe rënia e kërkesës për konsum gjatë kohës së pandemisë, goditën ndjeshëm aktivitetin prodhues.

“Vërehen dy fenomene negative në sektorin e hidrokarbureve. E para kemi rënie të theksuar të çmimit të naftës duke arritur në vlera historike të ulura. Në 15 e dytë të muajit prill çmimi i naftës arriti në 15 dollar fuçia, nga mbi 55 dollar në fillim të pandemisë, dhe përveç kësaj tregu u ballafaqua me rënie të kërkesës konsumatore për burimet energjetike hidrokarbure, kryesisht në sektorin e transportit të industrisë. Kjo çoi në bllokim të aktivitetit të nxjerrjes së naftës, pasi kapacitet e naftës në vend ishin të tejmbushura për shkak të uljes drastike të kërkesës deri në 25%, nga një situatë normale. Bankers prodhon rreth 1500 ton, nga 2000 ton që është prodhimi mesatar vjetor. Albpetroli sot prodhon pak më pak se gjysma e kapacitetit të prodhimit të programuar. Kjo situatë çoi në reduktim të ndjeshëm në të ardhurat e buxhetit të shtetit, vetëm për këtë periudhë të ardhurat në buxhetin e shtetit u reduktuan me 2.5 miliardë lekë, për shkak të uljes së prodhimit të naftës bruto dhe ulje të konsumit të nënprodukteve të saj”, shprehet Gjermani.

Pjesë e taks forcës është edhe drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ku zëvendësdrejtori Ylber Karanxha, shtoi se të ardhurat e doganës si pasojë e kësaj pandemie u reduktuan me 2.3 miliardë lekë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u përball me mungesë të theksuar të ardhurash nga sektori i hidrokarbureve, dhe mungesa në të ardhura është 2.3 miliardë lekë. Situata ndikoi në rënie të konsumit, vetëm për periudhën mars-prill kemi eksportuar rreth 24 mijë ton më pak se në vitin e kaluar, ndërsa në muajin shkurt eksportet ishin 6 ton më shumë se në vitin 2019. Të ardhurat nga akciza u ulën me 1 miliardë lekë, nga TVSH-ja me 600 milionë lekë, nga rënia e çmimit me -500 dhe nga renta minerare me 180 milionë”, tha Karanxha.

Ndërkohë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se sektori i naftës ka qenë më i godituri edhe pse situata është përmirësuar.

“Sektori i naftës është më i godituri, dhe të gjithë aktorët sot ndodhen para një situate të vështirë. Ajo që po përpiqemi të menaxhojmë është mbarëvajtja e sektorit, duke nisur nga momenti i nxjerrjes së naftës nga nëntoka dhe deri tek përdoruesi final”, tha Balluku.

Gjatë kohës së pandemisë nafta njohu rënien më të thellë të çmimit pasi nafta bruto arriti të shitej me çmim poshtë zeros. Më 20 prill një fuçi nafte u shit me -40 dollar. Kjo do të thotë që një anije, e cila bleu 20.000 fuçi naftë, në vend që të paguante, u pagua nga shitësi me 140.000 dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET KËSHILLI POLITIK/ Ja cilat janë çështjet që do të diskutohen mbi Reformën Zgjedhore
Previous article MAKINA MERR FLAKË NË ECJE NË LAPRAKË/ Shpëton mrekullisht shoferi

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT