• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Gjysma e BE-së futet në “listën e kuqe”: Hiqni dorë nga udhëtimet
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Gjysma e BE-së futet në “listën e kuqe”: Hiqni dorë nga udhëtimet

24 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Evropian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Budapesti është gjithashtu në “listën e kuqe” – ku sonte luhet ndeshja e Super Kupës midis Bayern dhe Sevilla.

Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone në 11 vendet anëtare të BE të rrezikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme. Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 14 nga 27 vende të Bashkimit Evropian – në disa vende vetëm rajone të caktuara janë në listë, dhe në disa territore të plota si Spanja.

Që nga e mërkura, rajonet e para në Danimarkë, Portugali, Irlandë dhe Slloveni janë futur në listë. Dhe në rastin e Francës, Republikës Çeke, Holandës, Kroacisë, Rumanisë, Austrisë dhe Hungarisë, lista aktuale e rajoneve të rrezikut është zgjeruar.

Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Kryeqyteti hungarez Budapest është gjithashtu në listën gjermane të rajoneve të rrezikshme – dhe kjo është ajo ku ndeshja e Super Kupës së Futbollit Evropian midis Bayern dhe Seviljes spanjolle do të zhvillohet sonte.

Ndeshja luhet në Pushkash Arena, e cila ka një kapacitet prej 67,000 vendesh. Një maksimum prej 30 për qind e kapaciteteve në dispozicion duhet të plotësohen në tribuna sonte.

Shteti federal gjerman i Bavarisë të martën shtrëngoi rregullat e karantinës për tifozët e Bayern që vendosin të udhëtojnë në Budapest dhe kryeministri bavarez Markus Zeder bëri thirrje që të mos udhëtonin për të “vizituar” Hungarinë.

Kanalet televizive që transmetojnë ndeshjen (Sky dhe DAZN) nuk do t’i dërgojnë ekipet e tyre në fushë për arsye sigurie, gazetarë që do të komentojnë ndeshjen në studio.

Edhe para vendosjes së rregullave të reja, rreth 800 tifozë të klubit bavarez anuluan udhëtimin në Hungari.

Shefi i Bayern Karl-Heing Rummenigge tha të dielën se ai pret mbështetjen e rreth 2,100 tifozëve të klubit të tij në tribuna, por duket se do të ketë shumë më pak. Në prag të ndeshjes, UEFA mori një kërkesë nga Sevilla për dhënien e më pak se 350 biletave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TA SHOHIM XHEMIN NË EKRAN? Deklarata e Arbanës i fut të gjithë në dyshime (FOTO)
Previous article MESFUSHORI MARTINEZ KËRKON LARGIMIN/ Bayern Munich nxjerr në shitje yllin për një shifër qesharake, por...

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT