• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, ja çfarë paralajmëron mjekja
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, ja çfarë paralajmëron mjekja

5 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Gjermani deri tani luftimi i Coronës kishte shkuar mirë. Por numri i turistëve të infektuar po rritet. Dhe këtë javë landet e para kanë filluar mësimin e rregullt pas pushimeve verore.

Mecklenburg-Vorpommern, Hamburgu, Berlini, Brandenburgu, Schleswig-Holsteini dhe Nordrhein-Westfalen janë landet e para që deri nga mesi i javës së ardhshme fillojnë mësimin e rregullt shkollor. Pas pushimeve verore mësimi do të zhvillohet normalisht pra, me orar të plotë dhe në formacion të plotë. Sa e suksesshme do të jetë kjo?

“Ne të gjithë dëshirojmë normalitet. Por jemi në një gjendje jo normale”, paralajmëron kryetarja e shoqatës mjekësore Marburger Bund, Susanne Johna, e cila e sheh Gjermaninë në valën e dytë tipike për pandemitë. Numri i infektimeve është në rritje.të vazhdueshme. “Tashmë jemi në një valë të dytë, por më të sheshtë”, tha Johna në një intervistë për gazetën “Augsburger Allgemeine”.

Në marsin të këtij viti shkollat u mbyllën për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Mësimi u bë për muaj të tërë në distancë. Fëmijët mësonin nga shtëpia. Vetëm disa javë para se të fillonin pushimet verore, ata u kthyen nëpër shkolla në grupe të vogla dhe orar të reduktuar.

Disiplina po bie
Mjekja paralajmëron se vala e dytë mund të frenohet vetëm me zbatimin e rregullave per distancën dhe higjienën, për sa kohë nuk ekzistojne barnat për trajtimin e Covid-19. Por për këtë nevojitet disiplinë, dhe kjo sa vjen e bie te të gjithë qytetarët.

Vetëm jashtë klasave duhet të ruhet distanca. Në klasa vetë kjo nuk do të jetë e mundshme, sepse nuk ka mjaftueshëm mësues. Në landin me popullsi më të lartë, Nordrhein-Westfalen, duke filluar nga klasa e pestë e lartë mbajtja e maskës në klasë është me detyrim.

Që tani mund të thuhet me siguri se në shkolla do të kthehen edhe fëmijët e infektuar. Testet e bëra me pushuesit e kthyer tregojnë se 2,5 për qind e tyre rezultojnë të infektuar. Por deri tani në këto testime vullnetare marrin pjesë vetëm 40 përqind e të kthyerve. Pra, përqindja reale mund të ishte si më e lartë, ashtu edhe më e ulët. Këtë javë pritet që të hyjë në fuqi një ligj për vendosjen e testimit të detyrueshëm për pushues që kthehen nga zonat e krizave.

Virologia nga Mynihu, Ulrike Protzer, megjithatë paralajmëron se testet negative nuk japin informacion të sigurt për mosinfenktim. Virusi mund të ndodhet në fazën e inkubacionit. “Kjo mund të përjashtohet vetëm nëse bëhet një test i dytë pas katër-pesë ditësh”, tha ajo në një intervistë në ARD.

Autoritetet zyrtare duan ta parandalojnë përhapjen e virusit edhe duke identifikuar dhe vepruar me shpejtësi në ato zona që janë më të prekura. Spitalet janë të përgatitura për një rritje të numrit të pacientëve me COVID-19. Qeveria dhe politikanët po përpiqen ta ruajnë të përditshmen sa të munden, sepse ata nuk duan kurrsesi që të ketë sërish mbyllje. “Bindja jonë është se një gjendje si në pranverë nuk duhet të ndodhë”, theksoi ministrja e arsimit të landit Schleswig Holstein, Karin Prien./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ME COVID-19/ Psikologët: Ja pse karantina zgjoi problemet e shëndetit mendor
Previous article DJEGIA E SHTËPISË NË POGRADEC/ Ja cfarë ka mbetur pas shpërthimit të bombolës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT