• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Gjermania do të lehtësojë masat për të imunizuarit me doza përforcuese
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Gjermania do të lehtësojë masat për të imunizuarit me doza përforcuese

15 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania nuk do t’u kërkojë njerëzve që janë imunizuar me dozën përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, që të testohen para se të hyjnë në disa objekte argëtuese. Kështu vendosën të martën, më 14 dhjetor ministrat federalë dhe rajonalë të shëndetësisë.

Propozimi, për të cilin u pajtuan ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe ministrat e 16 shteteve federale, ka për qëllim që të inkurajojë qytetarët që të marrin dozën përforcuese të vaksinave kundër Covid-19.

Megjithatë, të gjithë qytetarët duhet të kenë test negativë për koronavirus nëse duan të hyjnë në spitale dhe shtëpi të kujdesit, me qëllim që të mbrohen njerëzit që janë në rrezik të lartë, thuhet në draftin e dokumentit, të cilin e ka parë agjencia Reuters.
Rreth 69.9 për qind e popullsisë së Gjermanisë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe 23.8 për qind kanë marrë edhe dozën përforcuese.

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek u tha gazetarëve se Gjermania po vuan nga një mungesë e vaksinave, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të përdorin “metoda jokonvencionale” – përfshirë edhe kontaktet e drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave – në mënyrë që të rriten furnizimet me vaksina. Gjermania furnizohet me vaksina kryesisht përmes skemës së përbashkët të prokurimit të Bashkimit Evropian.

Sipas masave aktuale, personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës ose e kanë kaluar virusin, duhet të kenë edhe teste negative për koronavirus në mënyrë që të mund të hyjnë në objekte që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, siç janë klubet e natës apo diskotekat.

Sikurse edhe shtetet e tjera evropiane, Gjermania po përballet me valën e katërt të pandemisë së koronavirusit. Të martën, autoritetet raportuan edhe për 473 vdekje të reja nga koronavirusi. Instituti për sëmundje ngjitëse, Robert Koch po ashtu raportoi për 30,823 raste të reja me koronavirus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRI U VOTUA SI MË I PREFERUARI I PUBLIKUT/ Sabianin nuk e mban vendi, shikoni reagimin epik të tij (VIDEO)
Previous article VIDHNIN SHKOLLAT NË CËRRIK/ Arrestohen 4 të mitur

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT