• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Gazetari tregon si mësoi që kishte Covid-19 pa bërë tamponin
Home
Aktualitet
Media

COVID-19/ Gazetari tregon si mësoi që kishte Covid-19 pa bërë tamponin

31 July, 2020 F.autor Aktualitet, Media

Pak ditë më parë, moderatori Bledi Strakosha konfirmoi përmes një postimi në Instagram se është i infektuar me Covid-19, por gjatë një interviste për Report Tv tha se nuk e ka bërë ende tamponin.

Aktualisht, edhe pse i karantinuar, gjendja shëndetësore e Strakoshës është e mirë dhe simptomat e sëmundjes kanë qenë mesatarisht të lehta.

“Simptomat e mia edhe për shkak të trajtimeve edhe të vëmendjes që kam marrë nga mjekët kanë bërë që simptomat të lehtësohen. Kisha një dhimbje fyti të tmerrshme që me zor arrija të kapërdihesha e jo më të ushqehesha. Përveç fytit kisha edhe rrufë. Temperatura më shkoi 37,5 jo shumë e lartë, por që tregonte që diçka nuk shkonte me trupin tim. Unë jam nga ata personat që shkoj menjëherë tek mjeku. Nëse ne shkojmë në spital që në simptomat e para edhe mjekëve ua bëjmë punën më të lehtë. Në ditët e para kam bërë një skaner. Unë jam identifikuar se jam me Covid-19  me skaner.

Unë nuk kam bërë tampon. Kam bërë një telefonatë tek 127 dhe po pres të bëj edhe një tampon. Skaneri zbuloi edhe që unë kisha marrë një dëmtim të lehtë të mushkërisë për shkak të koronavirusit. Është një virus tinëzar. Nuk e kupton në momentin e parë. Për sa i përket prindërve të mi që kur u hap pandemia unë nuk i kam takuar. Madje mamaja ime kishte ditëlindjen, po nuk e kemi festuar. Më vonë i kam marrë prindërit që të dalin sepse ata ishin komplet të izoluar. Kemi pirë një kafe në Dajt, por tashmë janë në shtëpi dhe janë mirë. Fatmirësisht nuk janë infektuar. Por u duhet bërë një tampon edhe atyre.”- tregoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Bledi u bëri thirrje të rinjve dhe jo vetëm të ndërgjegjësohen dhe të vendosin maska.

“Është e turpshme që të rinjtë nuk përdorin maska përgjithësisht, ndërsa të moshuarit që dalin nga shtëpia për të marrë pensionin ose kanë punë ata vendosin maska. Është e rëndësishme që maskën ta kemi të gjithë. Është një luftë që luftohet vetëm për ata që infektohen, por për t’ia dalë mbanë, për ta mposhtur duhet të luftojmë të gjithë. Virusi është i pranishëm.”

Përveç tij, në fillim të kësaj jave edhe kryebashkiaku Veliaj njoftoi se është i infektuar me koronavirus, por në gjendje të mirë shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TIMONIERI" I RI I KUKËSIT/ Ja kontrata e Skënder Gegës
Previous article “KAM BËRË MJAFT PARA”/ Ish-kampioni i botës tërhiqet nga futbolli: Koronavirusi më dha mesazhin e qartë

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT