• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Epidemiologu: Mjekët e pacientët tampon para se të futen në spital. Të shtohen testimet në popullatë
Home
Sociale

COVID-19/ Epidemiologu: Mjekët e pacientët tampon para se të futen në spital. Të shtohen testimet në popullatë

30 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

-Për të shmangur një tjetër situatë ku QSUT-ja u kthye në vatër infeksioni, epidemiologu Ilir Alimehmeti në një prononcim për Report Tv u shpreh se cdo pacient përpara se të futet në spital duhet që të bëjë tamponin për të parë nëse është ose jo me COVID për të shmangur infeksionin në qendrat spitalore dhe shëndetësore. E njëjta strategji sipas tij duhet të ndiqet edhe me mjekët, pasi një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në komunitet. Nëse ndiqet kjo rrugë, shmangen vatrat e infeksionit në spitale, tha ai.

“Përshkallëzimi ndodhi brenda fillimit të qershorit dhe vijon dhe problemi është lirimi i masave. Kemi thënë që lirimi i masave do të shoqërohej me rritje, pritej që të ishte më e ulët, është më i lartë. Kemi disa vatra masive, është qendra pune me shumë punonjës, qendrat shëndetësore që fatkeqësisht ka infektime të personave që janë rëndë para se të infektohen, kjo sjell humbje jete. Nuk e kemi të qartë sa janë të sëmurë nga qendrat shëndetësore dhe nga komuniteti. Pa testuar në mënyrë masive personelin dhe pacientet kurrë nuk mund të themi se spitalet janë pa prezencë virusi. Mund të jetë edhe qytetari që e sjell.

Potencialisht edhe personeli, pjesën më të madhe të ditës e ka në komunitet. Zgjidhja është testimi sistemik i të personave që ndodhen brenda spitalit, personel, pacient, administratë, kushdo. Është mirë të lobojmë në këtë drejtim. Protokolli italian thotë se të gjithë që punojnë në qendra shëndetësore të testohen njëherë në dy javë. Pacientët që vijnë të testohen para shtrimit dhe pranohen nëse dalin negativ, në të kundërt pranë njësisë COVID. Në rast se nuk kemi mundësi për testin dhe është urgjencë, cdo pacientet të trajtohet me kujdesin sikur është me COVID” tha ai.

Por nëse do të bëheshin testime në masë, a do kishim më tepër raste? I pyetur për këtë, Alimehmeti tha “Nuk ka asnjë diskutim për këtë. Duhet të shtojmë testet. Edhe pse tani janë 370 teste në 24 orët e fundit, është e nevojshme që të shtohen më shumë”. Por a duhen mbajtur maskat me detyrim? “Nuk ka evidencë që në ambientet e hapura të ketë vlerë mbajtja e maskës. Maska është e detyrueshme në spital, në ambientet e brendshme kur nuk është e mundur të ruhet distancimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DE LAURENTIIS HAP THESIN/ Napoli ofron 100 milionë euro për dyshen e Lilës
Previous article META TAKON RUÇIN/ Presidenca zbardh çfarë diskutuan dhe për çfarë ranë dakord: Të nisë menjëherë puna për...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT