• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ekspertët gjermanë: Higjenizuesit e gojës parandalojnë koronavirusin dhe ulin ngarkesën virusale tek…
Home
Jetë

COVID-19/ Ekspertët gjermanë: Higjenizuesit e gojës parandalojnë koronavirusin dhe ulin ngarkesën virusale tek…

23 September, 2020 s.autor Jetë

Një ekip gjerman virologjistësh në Universitetin Ruhr Bochum ka gjetur se përdorimi i shplarësve higjenizues të gojës ulin përhapjen dhe ngarkesën virusale të Covid-19.

Përdorimi i higjenizuesit të gojës ul ngarkesën virusale tek personi i infektuar

Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën mjekësore të sëmundjeve ngjitëse, tregojnë se higjenizuesit e gojës ulin ngarkesën virusale në gojë dhe në grykë, duke ulur kështu edhe rrezikun e përhapjes së infektimit.

Ekipi gjerman përdori 8 lloje të ndryshme higjenizuesish me përbërës të ndryshëm, të cilët mund të blihen në farmaci ose në çdo dyqan në Gjermani.

Higjenizuesi u mbajt në gojë për 30 sekonda, në formën e gargareve. Për të përcaktuar sasinë e virusit, kërkuesit përdorën një lloj qelize (Vero E6 qeliza), të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj Covid-19.

Të gjithë higjenizuesit e gojës kanë treguar se ulin ngarkesën e virusit në gojë

Në të gjitha testimet, kërkuesit gjetën ulje të ngarkesës virusale. Madje përdorimi tre herë në ditë i higjenizuesit në 30 sekondat e para e ulte ne zero praninë e virusit.

Produktet më të suksesshme ishin: Listerine Cool Mint, Iso-Betadine dhe Dequonal. Higjenizuesit e tjerë të testuar ishin: Dynexidin Forte, Octenident, ProntOral, Cavex Oral Pre Rinse dhe Chlorhexamed Forte.

Kërkuesit theksojnë se higjenizuesi i gojës nuk është trajtim për Covid-19.

“Gargaret me higjenizues të gojës ulin shumimin e virusit, por nuk të shërojnë nga Covid-19”, tha kërkuesi kryesor Toni Champion .

Rezultatet e studimit do të kontrollohen në përdorimet klinike

Efektiviteti i përdorimit të higjenizuesit të gojës kundër Covid-19 duhet të konfirmohet nga praktika klinike. Ekipi gjerman tani po i teston gjetjet në klinikë me pacientë të shtruar.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe kërkuesit në SHBA.

Këto gjetje u mbështetën edhe nga kërkues të tjerë në Gjermani

Professor Klaus-Dieter Zastrow i Institutit të Higjenës në Berlin i këshillon personat me test Covid-19 pozitiv, që krahas ilaçeve të përdorim edhe higjenizuesin e gojës për të ulur ngarkesën virusale në trup dhe ndaluar përhapjen tek të tjerët.

“Higjenizuesit e gojës kanë vrarë viruset, bakteriet dhe mykun, përfshirë edhe koronavirus”, tha profesori Zastrow, për gazetën Bild.

Prof. Zastrow tha se “ne i rekomandojmë pacientët me test pozitiv të koronavirusit të përdorim higjenizues goje në shtëpi për 8 ditë. Shumë e kanë ndjekur këshillën tonë. Dhe askush prej tyre nuk ka pasur rëndim të simptomave”.

Ekspertja e higjenës në Asklepios Kliniken u shpreh e bindur për efektn e higjenizuesve të gojës në luftën kundër koronavirusit.

“Në princip, dezinfektueit e gojës, që shiten në treg janë të provuar se vrasin viruset, përfshirë edhe virusin e ri të kornoavirusit”, tha Dr. Susanne Hugget.

Ajo e bëri të qartë që vetëm përdorimi i higjenizuesit nuk kuron virusi:

“Çdo kush që beson se vetëm me një higjenizues do të kurojë virusin gabohet. Mbetjet e virusit në trup mund të shumohen shumë shpejt, nëse nuk përdoret mjekimi i mjekut”./Exit.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRAT E MOTIT NË GREQI/ Breshër i pazakontë sa një top ping-pong në Konispol (FOTO)
Previous article AKSIDENT NË AKSIN ELBASAN-LIBRAZHD/ Përplasen dy makina, njëra përfundon jashtë rruge, 1 i plagosur (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT