• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Drejtuesja e OBSH-së në Shqipëri: Kujdes i shtuar me hapjen e shkollave, prindërit të vaksinojnë fëmijët kundër gripit
Home
Politikë

COVID-19/ Drejtuesja e OBSH-së në Shqipëri: Kujdes i shtuar me hapjen e shkollave, prindërit të vaksinojnë fëmijët kundër gripit

10 September, 2020 Delo.autor Politikë

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bettina Menne deklaroi se vaksina antiCovid do të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit që vjen.

Menne rekomandoi që njerëzit të bëjnë vaksinën e antigripit sezonal, në mënyrë që mos përballen me rrezikun e prekjes nga 2 viruse njëherësh. Gjatë një intervistë televizive, Menne u shpreh se “ne presim që nga mesi i vitit 2021 të vijë vaksina kundër virusit e cila ka nevojë të jetë e shoqëruar edhe me elemente të tjerë”. “Por duhet të prodhohen doza me qindra miliona që të përballohet fluksi në botë. Pastaj do të vendoset, kush do të jenë personat e parë, që me shumë gjasa do të jenë mjekët dhe ekipet mjekësore, për të vijuar me kategoritë e tjera. Por deri në atë moment unë i rekomandoj fuqimisht çdo prindi që të vaksionojnë fëmijët me vaksinën e antigripit sezonal, por kjo varet gjithashtu nga autoritetet shqiptare ta përcaktojnë këtë, për mënyrat dhe format si mund të aplikohet”,  u shpreh ajo.

Në lidhje me hapjen e shkollave Menne tha se në vendet e tjera eksperienca ka treguar që kjo shoqërohet me rritje të rasteve, prandaj duhet të kihet kujdes të shtuar si nga autoritetet por edhe nga prindërit.

“Është e një e drejtë themelore që fëmijët të kthehen në shkolla. Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë aktive në takimet që është folur për këtë temë me ministritë e tjera, për të konsideruar qasjet më të sigurta. Hapja e shkollave bazuar në eksperienca të tjera krijon risqe të reja dhe raste të reja të mundshme, do të varet nga mënyra e menaxhimit brenda shkollave dhe nga prindërit në shtëpi. Ku nëse fëmijët do të jenë sëmurë nuk duhet t’i dërgojnë në shkollë. Mbajtja e maskës dhe ruajtja e higjienës brenda shkollës, kthehet në domosdoshmëri. Në Francë dhe Gjermani, kur u hapen shkollat patëm rritje rastesh. Por pozitivja është se fëmijët nuk e zhvillojnë këtë sëmundje në formë agresive dhe të rënduar. Por vetëm në raste të rralla, në rastet e sëmundjeve bashkëshoqëruese”, theksoi ajo.

Sipas Mennes, një rimbyllje e dytë mund të shkaktojë më shumë probleme për vendin.
“Nuk është pyetje e lehtë, vendi është mbështetur te mësimet që ka nxjerr nga mbyllja, kjo ndikoj në ekonomi dhe në shoqëri. Asnjë nuk dëshiron që të mbyllet vendi. Sot dimë shumë më mire, dhe shumë më tepër për virusin. Nuk jemi në situatën gri të para disa muajve. Shumë hapa kanë funksionuar. Mbyllja e vendit dhe kufizimet të tjera, të reja në mendimin tim, mund të shkaktojnë më shumë probleme për vendin. Të gjithë duhet të respektojnë masat, si mbajtja e maskave, distanca fizike, larja e duarve, por jo mbyllje, nuk duhet të ketë, apo masa drastike që mund të shkaktonin kolaps ekonomik social”, tha ajo.

“Dua të falenderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe gjithë ata që janë angazhuar për çështjen e COVID, përfshi edhe mjekët që kanë punuar ditë për ditë e natë për natë. Falënderoj donatorët që e kanë ndihmuar qeverinë shqiptare. Ne kemi punuar çdo ditë me Ministrinë e Shëndetësisë, nuk duhet të harrojmë se qeveria ndërmori masa drastike dhe parandaloi përhapjen e virusit, madje në fazën e parë më mirë edhe se Italia. Tani po vjen një faze tjetër, ne jemi duke punuar për vaksinën’’, deklaroi ndër të tjera ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA E NXËNËSVE/ Bashkia e Tiranës vendos vijëzimet dhe sinjalistikë të re nëpër shkolla
Previous article "NËSE JU VINI NË KËTË VEND..."/ Paralajmërimi i fortë i ministres britanike për kriminelët shqiptarë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT