• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Drejtuesit lokalë në SHBA japin alarmin: Infeksionet nga koronavirusi po rriten
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Drejtuesit lokalë në SHBA japin alarmin: Infeksionet nga koronavirusi po rriten

21 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Të vendosësh ose jo një maskë? Kjo është një çështje që po i ndan amerikanët. Ndërsa disa as që nuk e mendojnë të dalin nga shtëpia pa maskë, të tjerë nuk duket ta kenë këtë shqetësim. Sipas një njoftimi të gazetës “Washington Post”, të publikuar të premten vonë vendosja e maskës është kthyer në problem serioz për nëntë kryetarë bashkish në Teksas, të cilët i kanë dërguar letra banorëve duke i kërkuar të vendosin një të tillë.

“Infeksionet po rriten. Spitalet po mbushen e po i kalojnë kapacitetet. Kjo nuk ka për qëllim t’u frikësojë, por është një pasqyrim shumë i sinqertë i situatës. Virusi nuk largohet vetëm sepse urgjenca jonë kolektive është zhdukur”, shkruhej ndër të tjera në letrat drejtuar banorëve të Teksasit të siguruara nga gazeta.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë vendosja e maskës është një nga mënyrat më të mira për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. “Washington Post” njofton se infeksionet me koronavirus në spitalet e Teksasit kanë qenë në rritje prej muajit maj.

Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 2 milionë e 222 mijë ndërsa ai i të vdekurve 119 mijë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pandemia po përhapet me shpejtësi. Zoti shtoi se më shumë se 150 mijë raste të reja u raportuan të enjten në rang botëror, rritja më e madhe një-ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit në dhjetor. Një numër i konsiderueshëm rastesh të reja janë shënuar në Azi dhe Lindjen e Mesme. Brazili ka raportuar më shumë se 1 milion raste me koronavirusit prej fillimit të pandemisë.

“Ne jemi në një fazë të re e të rrezikshme”, tha zoti Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë të premten. Ai paralajmëroi se masat kufizuese janë ende të nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELVANA GJATA PUBLIKON FOTOT NGA GJERMANIA/ Këngëtarja ka një mesazh si kurrë më parë
Previous article BEQARËT DO TË MARRIN MË NË FUND NJË PËRGJIGJE/ Këto shenja duhet të ketë kujdes. Lexoni horoskopin

s.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT