Detaje të reja zbardhen nga infektimi me koronavirus i 15 mjekëve dhe infermierëve në QSUT. Një infermiere e infektuar me COVID-19 ka infektuar thuajse të gjithë pavionin.
Nga 20 tamponët e marrë dje rezultuan pozitivë 15 personel mjekësor, ndërsa sipas gazetarit Skëndaj, gjatë ditës së sotme janë marrë të tjerë tamponë, rezultatet e të cilëve priten nesër.
Nga ana tjetër, vetëm në 24 orët e fundit ka tetë raste të reja të shtruara në Spitalin Infektiv. Pra, kemi një rritje të ndejshme me 50% të rasteve, por lajm i mirë është se në këto raste nuk ka forma të rënduara, të intubuar


