Sipas Daily Mail, Ministria britanike e Mbrojtjes është duke u dhënë një spraj mushkonjash ushtarëve në vijën e parë të betejës me Covid-19 për t’u mbrojtur, duke thënë se mund të neutralizojë koronavirusin. Sekretari britanik për Mbrojtjen Ben Wallace tha se një sprajt me bazë Citriodiol i është dhënë personelit, pasi mjekët britaninë siguruan se nuk ishte i dëmshëm.
Daily Mail shkruan gjithashtu se pas konsultimeve me ekspertë, përfshirë konsulentët e sëmundjes infektive, këshilltarët e patologjisë dhe ekspertët e shëndetit publik, Kirurgu i Përgjithshëm Britanik këshilloi që Citriodiol nuk ishte i dëmshëm dhe duhet të përdoret mbi punonjësit që janë në vijën e parë të betejës me Covid-19.
Media britanike shkruan se “Spraj Citriodiol ka rezultuar edhe më parë i efektshëm në vrasjen e koronavirusëve të tjerë, përfshirë SARS-in, duke shkatërruar shtresën që rrethon virusin”.
Kimikati është rezistent ndaj avullimit dhe, nëse provohej se ishte efektiv kundër virusit, mund të ofronte mbrojtje për disa orë. Larja e rregullt e duarve me sapun dhe anti-viruset ekzistuese e vrasin virusin por nuk sigurojnë këtë mbrojtje afatgjatë.