Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqiperi janë shënuar 44 raste me Covid-19 duke “thyer” kështu edhe rekordin e kulmit të pandemisë.
Situata shqetësuese ka vene edhe një herë në levizje ekspertët dhe mjekët në menyrë që shtimi i rasteve të mos vijojë në këto nivele.
Bluzat e bardha flasin hapur dhe qarte kur thonë se një bga arsyet se perse po ndodh është edhe grumbullimi i njerezve në vende publike por edhe mosrespektimi më i masave që pas lehtësimit të tyre.
Kjo të dyja janë lehte e vërtetueshme pasi mjafton të shohësh baret dhe restorantet e vendit per te kuptuar se distancimi social nuk po zbatohet dhe se maskat po përdoren çdo ditë e më pak nga qytetarët. (Lexo këtu)
Por si e shpjegojnë mjekët situatën?
Pëllumb Pipero thotë se ka disa arsye, e para është heqja e masave kufizues, u liruan të gjitha masat. Janë afërsisht 2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh se është e natyrshme. Virusi qarkullon, dhe janë disa masa që duheshin vazhduar nga qytetarët.
Tritan Kalo nga ana tjetër ka një thirrje për gjithë qytetarët: “Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…”
Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vuri theksin tek momenti delikat që ndodhemi gjate takimit ditën e sotme me drejtues të sherbimeve mjekësore në QSUT.
Lufta me Covid-19 nuk ka përfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë, zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike”, tha Manastirliu.
AlpeNews.al


