• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Çfarë është varianti indian i koronavirusit?
Home
Jetë

COVID-19/ Çfarë është varianti indian i koronavirusit?

23 April, 2021 s.autor Jetë

Një variant i koronavirusit, i identifikuar në Indi, është duke u hetuar nga shkencëtarët në gjithë botën – mirëpo ende nuk dihet sa është përhapur dhe nëse është duke nxitur valën e dytë të pandemisë edhe në vetë Indinë.

Çfarë është ky variant?

Viruset krijojnë mutacione çdo herë, duke prodhuar versione të ndryshme apo variante të vetes.

Shumica e këtyre mutacioneve nuk janë të rëndësishme – dhe disa mund të jenë më pak të rrezikshme – mirëpo ka edhe të atilla që mund të bëhen më të vështira për t’u vaksinuar kundër tyre.

Sa shumë është përhapur?

Mostrat e testimit nuk janë përhapur mjaftueshëm në Indi, për të vlerësuar sa shumë apo sa shpejt është përhapur virusi.

Ai është identifikuar në 220 nga 361 mostra të marra në periudhën janar – mars në shtetin perëndimor indian Maharashtra, transmeton BBC

Ndërkohë, ai është vërejtur edhe në të paktën 21 shtete tjera, sipas iniciativës për mbledhje të të dhënave GISIAID.

Udhëtimet ndërkombëtare është thënë të kenë dërguar variantin e ri edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë identifikuar 103 raste prej 22 shkurtit.

Shumica e udhëtimeve nga India tani janë ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

A është më infektues dhe më i rrezikshëm?

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse ky variant është më infektues apo më rezistues ndaj vaksinave.

Mjeku Jeremy Kamil, virolog në Universitetin shtetëror të Luizianës, ka thënë se një nga mutacionet është i ngjashëm me ato që janë parë në variantet e identifikuara në Afrikën Jugore dhe Brazil.

Ky mutacion mund t’i ndihmojë virusit që t’iu shmanget antitrupave në sistemin imunitar, të cilat mund të luftojnë koronavirusin, bazuar në përvojën nga infektimet paraprake apo vaksina.

Mirëpo çfarë duket se është më shqetësues në këtë moment është varianti i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është dominant edhe në Britani dhe është përhapur në më shumë se 50 vende të botës.

“Dyshoj nëse varianti indian është më infektues sesa varianti britanik – ne nuk duhet të bëjmë panik”, ka thënë Kamil.

Pse dihet aq pak për të?

Pjesa më e madhe e të dhënave rreth variantit indian nuk janë të kompletuara, kanë thënë shkencëtarët, pasi shumë pak mostra janë marrë – 298 në Indi dhe 656 në gjithë botën, në krahasim me më shumë se 384,000 mostra të variantit britanik.

A është duke nxitur ky variant valën e dytë të infektimeve në Indi?

India ka raportuar rreth 200,000 raste ditore të infektimit me koronavirus prej 15 prillit – shumë më tepër sesa 93,000, shifra më e madhe ditore që ka regjistruar vitin e kaluar.

Numri i viktimave është duke u rritur po ashtu.

Popullsia e madhe në Indi dhe densiteti janë inkubatorë perfekt për këtë virus, që të eksperimentojë me mutacione”, ka thënë mjeku Ravi Gupta, profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit.

Megjithatë, vala e rasteve në Indi mund të jetë shkaktuar edhe nga organizimet e mëdha dhe mungesa e marrjes së masave parandaluese, siç është vendosja e maskave dhe distanca fizike.

Mjeku Jeffrey Barrett, nga Instituti Wellcome Sanger, ka thënë se është e mundshme që vala e dytë mund të jetë lidhje shkak-pasojë me variantin e ri, mirëpo ende ka pak të dhëna për ta konfirmuar një gjë të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Këmbësori përplaset për vdekje nga makina e policisë, dyshohet se...
Previous article VIZITË NË PRISHTINË/ Heiko Maas: Ndryshimi i kufijve joreal dhe i rrezikshëm

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT