• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Brazili kalon shifrën e 500 mijë viktimave, shteti i dytë pas SHBA-ve
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Brazili kalon shifrën e 500 mijë viktimave, shteti i dytë pas SHBA-ve

20 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Brazili ka konfirmuar se numri i vdekjeve nga COVID-19 ka kaluar shifrën prej 500.000, duke u bërë shteti i dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka kaluar këtë shifër. Teksa Brazili arriti këtë shifër të viktimave, mijëra majtistë protestuan në mbarë vendin kundër presidentit, Jair Bolsonaro dhe për mënyrën se si ai po e menaxhon pandeminë.

Afër 18 milionë persona në Brazil janë infektuar me koronavirus. Ky shtet, që ka popullsi prej 213 milionë banorësh, ka regjistruar pothuajse 100.000 raste të reja dhe 2.000 vdekje në baza ditore.
Vetëm 30 për qind e brazilianëve deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq rreth 11 për qind e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht. Vetëm SHBA-ja ka shënuar më shumë vdekje nga COVID-19, përkatësisht në këtë shtet janë regjistruar pothuajse 602.000 viktima. Por, në SHBA ka rënë numri i infektimeve të reja dhe shumë kufizime janë hequr për shkak të fushatës së vaksinimit.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se i ashtuquajturi varianti Delta i koronavirusit, variant që fillimisht u detektua në Indi, mund të rrisë numrin e infektimeve në javët dhe muajt në vijim, veçanërisht në mesin e personave që ende nuk janë vaksinuar. SHBA-ja, që ka numër të mjaftueshëm të vaksinave, ka vendosur që të dhurojë 2.5 milionë doza të vaksinave për Tajvanin, thanë zyrtarët më 19 qershor.

Zyrtarët amerikanë thanë se ky donacion reflekton rëndësinë e raporteve SHBA-Tajvan dhe për vetëdijesimi lidhur me “sfidat e padrejta” me të cilat po përballet Tajvani, të cilën Kina e konsideron provincë. Ndërkaq, në Rusi situata me pandeminë është duke u përkeqësuar. Zyrtarët shëndetësorë më 19 qershor raportuan për 17.906 raste të reja. Mbi gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Moskë.
Rritja e rasteve me COVID-19 në Rusi besohet se është shkaktuar nga përhapja e variantit Delta, që është më i transmetueshëm, por edhe nga hezitimi i rusëve që të vaksinohen. Deri më tani, vetëm rreth 12 për qind e popullsisë kanë marrë një dozë të vaksinës.

Në Moskë dhe në dy rajone të tjera ruse, autoritetet kanë urdhëruar vaksinimin e punëtorëve të disa sektorëve të shërbimeve. Për shkak të rritjes së rasteve, po ashtu janë vendosur disa kufizime të reja.
Në Rusi, deri më tani janë regjistruar pothuajse 5.3 milionë raste me koronavirus dhe 128.911 vdekje. Por, ekspertët vlerësojnë se numri i infektimeve dhe vdekjeve është më i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Habit Greqia: Qytetarët ta kalojnë kufirin në këmbë, se autobusët shqiptarë nuk...
Previous article "FERR" PËR PORTUGALINË/ Në 1/8 rrezikojnë Belgjikën ose Holandën. Në telashe edhe Spanja. KOMBINIMET

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT