Presidenti i zgjedhur Joe Biden bashkohet me ish-presidentët e SHBA për kryer vaksinën anti Covid.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden i tha CNN gjatë një interviste të enjten se ai do të ishte i lumtur të merrte vaksinën e tij publikisht për të inkurajuar njerëzit të ndjekin shembullin, duke ndjekur zotimet e Barak Obama, George W Bush dhe Bill Clinton për të bërë të njëjtën gjë.
Tre ish-presidentët deklaruan publikisht se do të bënin vaksinën anti Covid, si pjesë e nxitjes që këtë ta kryenin dhe amerikanët. Fillmisht ishte Barack Obama që e deklaroi një gjë të tillë, e më pas iu bashkangjitën dy ish-presidentët Bill Clinton dhe George Bush i Ri.
Joe Biden gjatë intervistës së tij bëri të ditur se do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditët e tij të para në detyrë. Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden i ka thënë CNN se ishte “synimi” i tij që, gjatë përurimit si president më 20 janar, t’i kërkonte amerikanëve të mbanin maska për 100 ditët e para të administrimit të tij për të ndihmuar në mos përhapjen e përhapjes e virusit.
Biden tha se ai do të lëshojë një urdhër që maskat të mbahen brenda ndërtesave federale dhe në mjetet e transportit.