• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Biden do të shpallë strategji të re për luftimin e pandemisë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Biden do të shpallë strategji të re për luftimin e pandemisë

8 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre të katërtat e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Të dhënat u bën publike pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, më 9 shtator do të paraqesë një strategji me gjashtë prioritete për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit.

Strategjia do të shpallet në përpjekje për të luftuar variantin Delta, që është shumë më ngjitës, si dhe në kohën kur hapja e shkollave ka ngritur shqetësime për një përhapje më të shpejtë të virusit, sipas REL.

Kthimi i fëmijëve në shkollë, shumë nën 12 vjeç ende, që nuk mund të marrin vaksina, ka rritur frikën se mund të ketë përshkallëzim të situatës epidemiologjike dhe si pasojë mësimi të ndërprehet.

Shtetet e Bashkuara kanë furnizim të konsiderueshëm me vaksina, por një pjesë e popullatës po heziton të vaksinohet.

Administrata e Biden tashmë po planifikon të ofrojë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës me kalimin e kohës dhe rreziqeve nga varianti Delta.

Në zhvillime tjera, Spanja u bë vendi i rradhës në Evropë që miratoi një dozë të tretë të vaksinave COVID-19 për njerëzit me imunitet të dobët. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha këtë javë se po kryen një analizë të përshpejtuar të përfitimeve të një doze përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit plotësisht të vaksinuar të moshës 16 vjeç e lart.

Në Gjermani, parlamenti miratoi një sërë masash kundër koronavirusit më 7 shtator, me fokus në normat e shtrimit në spital në bazë të të cilave landet vendosin për kufizime.

Bundestagu gjithashtu miratoi rregulloret që u ofrojnë bazë ligjore punëdhënësve të pyesin nëse punonjësit në shtëpitë e pleqve, shkolla dhe qendrat e kujdesit ditor janë të vaksinuar.

Megjithëse punonjësit nuk mund të pushohen nga puna për shkak se nuk janë të vaksinuar, kjo mund të ndikojë në oraret e punës dhe obligimet, raportuan mediat gjermane.

Grupi i ndihmës Global Fund tha më 8 shtator se pandemia kishte një ndikim “shkatërrues” në luftën kundër HIV/AIDS, tuberkulozit dhe malaries në vitin 2020.

Ka pasur rënie “të madhe” në shërbimet e testimit dhe parandalimit të HIV-it, tha fondi në një raport.

Ndikimi i pandemisë në trajtimin e tuberkulozit gjithashtu ka ndikuar, thuhet në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMET I FUQISHËM NË MEKSIKË/ Lëkundja 7.1 ballë, raportohet për viktima
Previous article PËRLOTET NË STUDIO/ Maya: Sa herë shoh tim bir, më kujtohet babi i ndjerë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT