• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ BE pritet të mos hapë kufijtë për Shqipërinë në 1 korrik: Penalizoheni nga numrat
Home
Sociale

COVID-19/ BE pritet të mos hapë kufijtë për Shqipërinë në 1 korrik: Penalizoheni nga numrat

27 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Bashkimi Europian nuk kanë marrë ende vendimin pwr listën e vendeve ekstrakomunitare me të cilat kjo organizatë do të hapë kufijtë e jashtëm duke filluar nga 1 korriku.

Sipas procedurës zyrtare, 27 ministrat e Brendshëm të unionit do të bëjnë të ditur brenda mbrëmjes së 27 qershorit vendimin e tyre per listën e vendeve të treta.

Presidenca kroate e Bashkimit Europian ka konfirmuar për ABCneës, se përgjigjja përfundimtare e shteteve do të bëjë të mundur marrjen e një vendimi zyrtar të hënën, ose të martën në mëngjes.

Burime të Bashkimit Europian kanë shpjeguar se kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrjen në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian është numri i rasteve të infektimit me COVID-19.

Do të lejohen të futen në zonën Shengen nëse numri i të prekurve është 16 ose më pak raste për çdo 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Nëse vendimi do të hynte në fuqi sot, Shqipëria do të penalizohej.

Kjo pasi në dy javët e fundit numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është rreth 32, pra dyfishi i normës së lejuar.

Gjithashtu mbyllje për kufijtë do të ketë për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën pasi numri i të prekurve në këto vende vijon të jetë i lartë, mbi kriterin që pritet të vendoset nga Brukseli.

Parashikimet flasin se kufjtë do të hapen për shtetasit e Malit të zi dhe Serbisë, ku pandemia është në ikje.

Kujtojmë që Komisioni Evropian rekomandoi në 11 qershor që shtetet anëtare të Bashkimi Europian të heqin kufizimet e udhêtimeve me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e njëjtê ose më e mirë se në Bashkimin Europian.

Por, me ndryshimin e situatës epidemiologjike, nuk dihet ende nëse shtetet anëtare do të ndjekin rekomandimin e Komisionit Europian në marrjen e vendimit zyrtar për rihapjen e kufinjve të jashtëm të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Arjen Robben i rikthehet futbollit, firmos me ekipin e shtëpisë
Previous article KUJT I NGJAN MË SHUMË? Albani sapo na tregoi portretin e Duamit dhe na shkriu zemrat! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT