• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Balla në Përrenjas: Nis shpërndarja e 1 mijë pakove në ndihmë të familjeve në nevojë
Home
Politikë

COVID-19/ Balla në Përrenjas: Nis shpërndarja e 1 mijë pakove në ndihmë të familjeve në nevojë

24 April, 2020 k.autor Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në ditën e parë të muajit të Ramazanit ishte në qendrën e paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në qytetin e Përrenjasit, prej ku filluan sot të shpërndahen për familjet në nevojë 1000 pako të tjera ushqimore.

Balla tha se çdo vit gjatë muajit të Ramazanit nuk ka munguar solidariteti me familjet në nevojë, por këtë vit situata është e jashtëzakonshme dhe mbështetja për më nevojtarët është e domosdoshme.

Sipas Ballës, operacioni humanitar do të vijojë deri në fund të kësaj lufte.

“Në këtë ditë të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, bashkë me kryetarin e bashkisë Nuri Belba ishim sot në qendrën të paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në qytetin e Përrenjasit, prej ku filluan sot të shpërndahen për familjet në nevojë 1000 pako të tjera ushqimore. Për çdo vit gjatë muajit të Ramazanit nuk ka munguar solidariteti me familjet në nevojë, por këtë vit situata është e jashtëzakonshme dhe mbështetja për më nevojtarët është e domosdoshme”, tha ai.

Balla tha se “Përrenjasi për fat ende nuk ka patur persona të identifikuar me COVID-19 dhe mbyllja e kufirit me Maqedoninë e Veriut ka qenë padyshim vitale për mospërhapjen e armikut prej anës tjetër të kufirit, në këtë bashki.

Ai tha se pjesa e parë e operacionit humanitar në këtë bashki u krye me ndihmën e organizatave, bizneseve, kontributeve individuale, ndërsa do të vijojë puna edhe më tej për t’ju gjendur çdo familje në nevojë, por edhe çdo të moshuari të vetmuar me shërbimet që ka nevojë.

“Pakot ushqimore që po shpërndahen sot janë blerë sipas procedurave të përcaktuara nga Qeveria bazuar në Fondin e Emergjencave Civile të Bashkisë Përrenjas. Janë pako të plota ushqimore të cilat përmbajnë të gjitha produktet e domosdoshme për një familje e që i mundësojnë të mos dalin nga shtëpitë. Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar qartë cilat janë familjet që përfitojnë”, tha Balla.

Ndërkohë, ai shtoi se “në Përrenjas edhe procesi i shpërndarjes së ndihmës ekonomike të dyfishuar për shkak të luftës ka përfunduar”.

“Dua t’u them të gjithë atyre që këtë situatë lufte e shohin nga divani, se ky operacion humanitar, i cili u ka ardhur në ndihmë rreth dhjetëra-mijëra familjeve në të gjithë Shqipërinë, është një detyrim që qeveria ka ndaj atyre që sot janë në nevojë. Ky operacion humanitar do të vijojë deri në fund të kësaj lufte”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËMTUAN NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Dedej: Nis prishja e 3 shkollave dhe mbi 100 banesave në Rrogozhinë
Previous article "MË 4 MAJ SAMITI GLOBAL KUNDËR COVID"/ Presidentja e KE: Ja çfarë na duhet për të mposhtur këtë virus

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT