• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Apeli i mjekëve: Masat që nuk duhet të neglizhoni, epidemia do të jetë derisa të krijohet imuniteti i tufës
Home
Sociale

COVID-19/ Apeli i mjekëve: Masat që nuk duhet të neglizhoni, epidemia do të jetë derisa të krijohet imuniteti i tufës

29 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Refet Nura në një intervistë në “ABC e mëngjesit” u shpreh se për shkak të rritjes së numrit të testimeve është rritur edhe numri i identifikimeve të rasteve me virus.

Ai shtoi se numri i personave të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19 po vazhdon të ulet dita ditës. Mjekët gjatë intervistës thanë për gazetarin Enkel Demi se masat e vendosura nuk duhet të neglizhohen dhe se qytetarët duhet të mësojnë të jetojnë me koronavirusin.

“Nga virusi nuk janë goditur vetëm stafi mjekësor në Shqipëri. Janë prekur shumë mjekë infermierë edhe në spitalet në botë. Mund të infektohemi edhe nga pacientë. Duke qenë se takojmë edhe pacientë me sëmundje të tjera të cilët mund të jenë bartës të virusit edhe pse vetë ata nuk e dinë, në këtë mënyrë edhe ne prekemi nga virusi”, u shpreh mjeku Refet Nura.

Ndërkohë doktoreshë Valbona Selimaj u shpreh se rritja e numrit të raste pas lehtësimit të masave ishte e pritshme, pasi në muajin qershor rastet e infeksioneve të reja filluan të rriteshin.

Selimaj theksoi se kjo pandemi do të mbarojë në momentin që do të krijohet imuniteti i tufës.

“Kjo epidemi do të jetë derisa të krijohet imuniteti i tufës. Është një proces i gjatë. Duhet të mësohemi të jetojmë me SarsCovid”, tha Selimaj.

Teni Kamberi mjek në Francë u shpreh se qytetarët duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat, të ruajnë distancimin social, vendosjen e maskave si edhe të tregojnë kujdes ndaj higjienës.

“Është edhe pakujdesi e njerëzve. Distancimi social, përdorimi i maskave, kujdesi i higjienës janë shumë të rëndësishme. Në Francë pacientët që identifikohen me koronavirus testohen dhe izolohen. Tani nuk bëhet më karantinimi i të gjithë popullatës, por bëhet karantinimi me zona”, sqaroi mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUZOI T'I SHËRBENTE GRUAS PA MASKË/ Kamarieri shpërblehet me 50 mijë dollarë (FOTO)
Previous article TËRMET I FUQISHËM NË ISHULLIN RODOS NË GREQI/ Lëkundjet ndjehen edhe në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT