• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ 8 raste të reja në Berat, mes tyre një mësuese dhe një efektiv. Policia e Beratit në alarm
Home
Sociale

COVID-19/ 8 raste të reja në Berat, mes tyre një mësuese dhe një efektiv. Policia e Beratit në alarm

5 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Sërish raste të reja me koronavirus në Berat. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë zbuluar 8 raste të reja, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në Berat. njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit. Të infektuarit me koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Infektivit. Ndërkohë, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërkohë që nuk konfirmohet ende numri i tamponeve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid, që i përket punonjësit të policisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat por nga ana e DSHP-së konfirmohet se është herët për t’u testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të tij të afërta. Po nga kjo drejtori konfirmohet se ditën e sotme, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, ata do të dezinfektojnë banesa e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot pozitivë në Berat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAÇJANI BËN KËRDINË NË BELSH DHE PEQIN/ Arrestohet autori i 5 vjedhjeve në dy muajt e fundit
Previous article COVID-19/ I burgosuri në Berat infektoi me koronavirus 4 të afërm

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT