• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVD-19/ Shefi i mikrobilogjisë në QSUT: Në qarkullim ka dy lloje virusi, agresiviteti i tij nuk ka rënë…
Home
Sociale

COVD-19/ Shefi i mikrobilogjisë në QSUT: Në qarkullim ka dy lloje virusi, agresiviteti i tij nuk ka rënë…

22 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Andi Koraqi shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ku foli më gjatë për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Ai ka treguar nëse kanë qenë të pritshem dhe shqetësuese këto raste dhe nëse është ulur agresiviteti i virusit.

Arjola Shehu: Ishin të pritshme këto raste?

Andi Koraqi: Nga lirimi i masave, shtimi i rasteve me Covid -19 ishte i pritshëm.

Arjola Shehu: A është shqetësuese kjo rritje e rasteve?

Andi Koraqi: Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi.

Arjol Muça: A ka rënë agresiviteti i virusit?

Andi Koraqi: Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi ka ndryshuar në mënyrë gjenetike. Unë përpara kam një studim i bërë nga një institucion shkencor anglez i cili thotë se kemi dy lloje virusi në qarkullim. 

Kjo nuk është e konfirmuar, por asnjëra nga këto nuk tregon se virusi ka ulur virulencën. Nuk e them me bindje, por nga ana teorike transmetueshmëria mund të jetë ulur si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ujes së lagështirës së ajrit. Është vënë re që në ndarmarrje apo ambiente ku përpunohet mishi ku temperatura është e ulët dhe lagështia është e lartë kemi transmetueshmëri më të lartë të virusit sesa në ambjente të tjera ku temperatura është më e lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN SHIFRAT PËR LORENC TRASHIN/ Ja sa përfiton Partizani dhe kontrata faraonike për lojtarin në Kuvajt
Previous article NGA NESËR FILLON RRITJA E TEMPERATURAVE/ Meteorologu: Bëhuni gati. Ja kur do të jetë kulmi i të nxehtit këtë javë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT