Philippe Coutinho nuk është Neymar Jr. Nuk do të jetë “petrodollari” parizien, ai që do ta devijojë nga qëllimi i tij i madh për të veshur fanellën Blaugrana. Siç është raportuar më parë, këtë muaj, PSG ka marrë të gjithë “artilerinë financiare”, duke u përpjekur për ta kënaqur dëshirën e Neymar Jr. dhe ta mbyllë nënshkrimin e yllit të “Selecao” pas Kupës së Botës së Rusisë. Në janar nuk do të jetë e mundur, sepse synohet të mos shkelet “Fair Play Financial”, një aspekt që Barça e merr shumë në konsideratë. Të hënën, pa shkuar më tej, dy gazetarë “gjuajtën” një nga agjentët e Philippe, iranian Kia Joorabchian, që po bisedonte me drejtorin sportiv të PSG-së, portugezin Antero Henrique, në hapësirën e rezervuar nga FIFA, në hotelin e Londrës, ku u mbajt gala-ja e më të mirëve të vitit 2017.
Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka mobilizuar të gjithë ekipin e tij, me një mision, për të bindur Coutinho që të bashkohet me klubin në pronësi të QSI (Qatar Sports Investments). Ylli “carioca”, megjithatë, mbetet i pakalueshëm në pozicionin e tij. Thjesht mendoni për fanellën Blaugrana. Për më tepër, siç ka mësuar “SPORT”, ai u ka kërkuar në mënyrë eksplicite dy përfaqësuesve të vet që të mos hyjnë në ndonjë negociatë me klubin nga Parisi. Coutinho është i vetëdijshëm se mbetet objektivi numër një i sekretariatit teknik Blaugrana për të përforcuar mesfushën, qoftë në merkaton e dimrit, në janar, qoftë në atë të verës së ardhshme. Refuzimi i Liverpool në gusht nuk e ka zvogëluar gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Barcelonë.
Klubi katalanas u tha se afroi këtë verë 150 milionë euro për mesfushorin brazilian. Barcelona, apo Pep Segura, si kreu i komponentit sportiv, dhe bordi drejtues është i vetëdijshëm se për të përballuar një operacion të këtij kalibri kërkohet një “muskul financiar”, që mund të merret vetëm nëpërmjet shitjes së lojtarëve (Arda Turam, Paco Alcácer, Rafinha… dhe disa më shumë). Ambienti familjar dhe profesional i Coutinho është në krah të kësaj situate. Është Philippe, si personi i parë, i cili është i gatshëm të vendosë për gjithçka, ai që synon kërcimin në “Camp Nou”.



