• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Connect Albania Forum
Home
Sociale

Connect Albania Forum

14 November, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajonal që vjen të ridrejtojë mënyrën se si mendojmë për inovacionin financiar, teknologjinë dhe ekonominë e së ardhmes. Ky event nuk ka për qëllim thjesht të prezantojë ide të reja, por të ndezë një lëvizje. Një lëvizje drejt një Shqipërie moderne, të pajisur me njohuri, teknologi dhe vizion për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale “cashless”. Ai vendos në qendër edukimin financiar, fuqinë e brezit të ri dhe rolin që digjitalizimi ka në transformimin e çdo sektori të ekonomisë.

I konceptuar të kthehet në traditë, “Connect Albania 2025” do të mbledhë personalitete të politikës, sipërmarrjes, sistemit bankar, teknologjisë dhe akademisë, duke krijuar një hapësirë ku idetë, përvojat dhe praktikat më të mira ndërthuren për të formësuar vizionin ekonomik të vendit. Gjatë një dite intensive diskutimesh, prezantimesh dhe sesionesh tematikë, profesionistë të fushës do të sjellin strategjitë më të fundit mbi mënyrën se si paguajmë, kursejmë dhe investojmë në një botë gjithnjë e më digjitale. Në bashkëpunim me 42 Tirana dhe me pjesëmarrjen e një Senior Security Engineer nga Microsoft, forumi do të ofrojë një sesion të dedikuar sigurisë së pagesave digjitale, një mundësi unike kjo për studentë dhe të rinj profesionistë të teknologjisë për t’u njohur me standardet më të avancuara të sigurisë kibernetike

.

Atmosfera e forumit do të jetë dinamike dhe ndërvepruese, me aktivitete praktike, prezantime të partnerëve, performanca artistike dhe zona edukative ku të gjithë pjesëmarrësit do të përjetojnë konkretisht realitetin e një bote pa para fizike. “Connect Albania 2025” realizohet falë partneritetit strategjik me Mastercard dhe Credins bank, dy institucione që prej vitesh udhëheqin transformimin e shërbimeve financiare në vend. Ky bashkëpunim forcon vizionin “Cashless 2030”, një objektiv kombëtar për një ekonomi më efikase, transparente dhe të qëndrueshme. Ky forum nuk është një event i zakonshëm. Është një thirrje për një vizion të ri. Një ftesë për të menduar më thellë, për të vepruar më guximshëm dhe për të ndërtuar së bashku Shqipërinë digjitale të së ardhmes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKT I RI TREGTAR/ Tarifat amerikane ndaj Zvicrës ulen në 15%
Previous article TRAGJIKE/ Shqiptari ndërron jetë pas transplantit të flokëve në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT