• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit
Home
Sociale

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

18 July, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Vendim Kapaj, “Mjeshtri i Madh”, kompozitori që bëri polifoninë shqiptare pjesë të kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, aktualisht punon në shërbimet e pastrimit të qytetit.

Kapaj i cili ka një karrierë rreth 50 vjeçare në muzikë dhe është i njohur për interpretimin e rrallë të fyellit me dhëmbë dhe kontribute të tjera muzikore, është lënë në harresë totale nga shteti.

Vetëm së fundmi, emri i tij u përmend në masë për faktin se është përfshirë në një filmin e Christopher Nolan dhe kastës së njohur të aktorëve të “The Odyssey”.

Mirëpo realiteti i këtij mjeshtri të madh që çoi tingujt mijëravjeçarë shqiptarë në majat e Hollivudit, është krejt ndryshe nga sa do të duhej të ishte.

Gjatë një interviste për mediat, Kapaj tha se e kishte pranuar këtë punë dhe se kërkonte të ishte aktiv për të siguruar të ardhura për familjen.

“E ndjej veten të ofenduar që t’ju shkoj nga mbrapa dhe t’u them ‘aman më çoni në filan vend’. Thjesht kërkoj punë”, është shprehur ai.

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”.

Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, në praninë e kompozitorit Ludëig Göransson. Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait.

Përfshirja e polifonisë labe në kolonën zanore ka ngjallur mjaft emocione tek shqiptarët, por për vetë artistin përditshmëria e tij është vërtetë larg skenave të tilla të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Previous article “GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë Aktualitet

DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT