• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇOI PAS HEKURAVE DJALIN E DEPUTETIT RRAJA/ Kush është Prokurja që ka hetuar “dosjet e nxehta”
Home
Aktualitet
Drejtësi

ÇOI PAS HEKURAVE DJALIN E DEPUTETIT RRAJA/ Kush është Prokurja që ka hetuar “dosjet e nxehta”

30 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Mirela Kapo është prokurorja e Rrethit Gjyqësor Krujë e cila kërkoi arrestimin e 25-vjeçarit, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, për ushtrim dhune ndaj ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku. Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurores dhe për rrjedhojë i riu u prangos sot në ambientet e një lokali pranë Rinasit. Rastësia bën që edhe gjyqtarja që pranoi kërkesën të jetë gjithashtu një grua, Enkelejda Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Krujës. Dy gra të cilat i vijnë në ndihmë një vajze të re të dhunuar dhe përndjekur prej një kohe të gjatë nga ish i dashuri i saj.

Çështja e Xhisielës trazoi politikën, pasi denoncimi i saj u zbulua rreth tre muaj më pas, kur ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu nga arratia, akuzoi publikisht se ishte kërcënuar me jetë për të liruar djalin e deputetit. Në fakt, Nuhu, nuk ka kryer disa prej detyra bazike të lëna nga prokurorja Kapo në rastin e ndalimit të Rexhep Rrajës. Ish-oficeri ka injoruar shtatë nga 11 detyrat që prokurorja ia kishte deleguar atij për t’i trajtuar, ndërsa më pas është detyruar t’i kryejë vetë me oficerët e saj.

Një nga detyrat që ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje që çoi në arrestimin e Rexhep Rrajës është dhe ballafaqimi mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës. Ky ballafaqim është bërë në një nga zyrat e Prokurorisë së Krujes dhe që është përgjuar nga prokuroria. Përgjimi ambiental është kryer në një moment tensioni mes dy të rinjve në Prokurorinë e Krujës. Gjatë debateve të bëra sëbashku, biseda që janë përgjuar nga akuza, Rraja pranon se e ka përndjekur për një kohë të gjatë vajzën dhe e ka rrahur. Njëherësh, janë sekuestruar tabulatet telefonike dhe nëe sërë mesazhesh në aplikacionin Ëhatsapp të shkëmbyera mes vajzës dhe Rrexhep Rrajës.

Ish-oficerja që ka hetuar dosjet e nxehta
Por kush është prokurorja e Krujës që iu mbylli gojën pa u menduar dy herë përfaqësuesve politikë të të dy krahëve, duke çuar pas hekurave dhunuesin. Mirela Kapo, prej tre vitesh ushtron detyrën e prokurores së Krujës. Ajo ka mbaruar studimet e larta për Juridik dhe pas përfundimit të shkollës ka nisur karrierën e saj në drejtësi si oficere në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pikërisht në këtë prokurori si oficere ka hetuar disa çështje të rëndësishme që ky institucion ka pasur. Pas disa vite si oficere, Mirela Kapo konkurron në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme për t’u bërë prokurore. Ajo fiton dhe dekretohet nga presidenti prokurore në Krujë në vitin 2015 ku vijon të ushtrojë detyrën e saj. Prokurorja Mirela Kapo në rreth 3 vite të ushtrimit të detyrës së Prokurores në Krujë, ka hetuar disa prej dosjeve të grupeve kriminale në këtë zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGIMI PAS REFERENDUMIT/ Zaev: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse….
Previous article Roza Lati ka diçka për të thënë për ekspozitën e Greg Ramës/ Moderatorja e bën këtë në një mënyrë të veçantë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT