• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ç’ndodhi në seancë/ Atentatori i Florenc Çapjas në gjyq, lehtësohen akuzat
Home
Aktualitet
Drejtësi

Ç’ndodhi në seancë/ Atentatori i Florenc Çapjas në gjyq, lehtësohen akuzat

3 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Tentoi të vriste njërin nga pjesëtarët e familjes Çapja, Shkëlzen Hasanpapa ka dalë dje për herë të parë para Gjykatës së Elbasanit, ku është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, shkruan “Panorama”.

20-vjeçari, i akuzuar për atentat ndaj Florenc Çapjas, mbërriti nga ambientet e paraburgimit për në dyert e Gjykatës, i shoqëruar nga një numër i madh të uniformave të Policisë. Por, seanca nuk ka zgjatur shumë, për shkak se nuk janë paraqitur avokatët e Hasanpapës.

 

Një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga prokurori i çështjes, i cili i ka kërkuar Gjykatës që të marrë vendim për zëvendësimin e palës mbrojtëse, pasi këto veprime janë strategji për shtyrjen e gjykimit. Gjithashtu, prokurori kërkoi dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të riun.

Shkëlzen Hasanpapa dyshohet si vrasës me pagesë kundër familjes Çapja në Elbasan. Në qershor të vitit 2016, shumë pranë Prokurorisë së Elbasanit, Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Çapjan dhe mikun e tij, Bledar Muça, ndërsa po lëviznin me automjet. 20- vjeçari qëlloi me breshëri automatiku mbi makinën, me të cilën ata udhëtonin, ndërsa nga plumbat mbeti i plagosur Muça.

Miku i Florenc Çapjas mori plumb në shpatull, ndërsa shënjestra e atentatit shpë- toi pa dëmtime. Gjithashtu, në këtë ngjarje, mbeti e plagosur edhe një oficere Policie. Ajo po kalonte në vendin e ngjarjes rastësisht dhe mori një plumb në këmbë. Identifikimi i Hasanpapës si autor të ngjarjes së rëndë u bë me anë të krahasimit të ADN-së, në provat e gjetura nga Policia me atë të prindërve të tij.

Gjithashtu, 20-vjeçari u kap dhe nga kamerat e sigurisë, teksa largohej nga vendi i ngjarjes. Pas shpalljen në kërkim, i riu u arrestua në Holandë, në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa pas ekstradimit, nisi gjykimi i tij në Shqipëri.

Por, pavarësisht se 20-vjeçari dyshohet autor i atentatit dhe si vrasës me pagesë, teksa ngjarja ka ndodhur mu para derës së Prokurorisë së Elbasanit, zyrtarisht Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuza të lehta. Pavarësisht se Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme nisi para pak ditësh verifikim për lehtësimin e akuzave penale, asgjë duket se nuk ka ndryshuar.

Nga “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, mbetur në tentativë” mbi të janë ngritur vetëm akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje”, “kanosjes” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Dosja e Hasanpapës është hetuar nga katër prokurorë dhe pas më shumë se dy vitesh, u dërgua në Gjykatë kur Ardian Nezha ishte në ditën e dytë të punës si drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit.

Duke mos pasur kompetencë për vendimmarrje në çështjet hetimore, Nezha ka firmosur për dërgimin e çështjes për gjykim, por njëherazi ka informuar me Kryeprokuroren, Arta Marku, se dosja Hasanpapa ka probleme, pasi prokurorët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme dhe në fund, pozita e 20-vjeçarit është favorizuar ndjeshëm, pasi është dërguar për gjykim vetëm për plagosje, në një kohë që nga pamjet filmike, duket qartë se ai ka qëlluar dhjetëra herë në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Celulari i Devi Kasmit si “thesar”, Artan Hoxha: Policia ka gjetur kontakte me rëndësi
Previous article Jetë luksoze/ Gruaja e këngëtarit shqiptar harxhon 'një mal me para' për një çantë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT