Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023- Nderimi iLiderve të Qëndrueshëm në Shqipëri
UNDP, vlerson me çmim të parë Credins bank përkontribut të lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare!
Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Programi i Kombeve tëBashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë tëÇmimit SDG Business Pioneers Albania 2023, në njëmbrëmje elegante gala. Në këtë iniciativë morën pjesë 62 biznese veprimtaria e të cilave, u vlerësua nga një jurindërkombëtare e specializuar në fushën e SDG-ve. Njëkonkurs i cili erdhi në javën e SDG-ve të zhvilluar nëShqipëri, mbajti të mbërthyer për 3 muaj me emocionkompanitë konkurruese.
Credins Bank, u kurorëzua për punën e suksesshme me çmimtë parë, në kategorinë biznes i madh duke qënë e para bankëqë vlerësohet maksimalisht për përkushtimin e treguar në këto20 vite. Atë çka edhe e diferencoi Credins bank nga të gjithëkonkuretet e tjerë, ishin ndër të tjera: nisma e food-bank, ndërtimi i të vetmes platformë online Crowdfunding nëShqipëri Smile.al, dhe mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme e rinisë me produkte, shërbime apo edhetrajnime, intershipe, aktivitete kulturore-sociale etj.
Çmimi special, i një rëndësie kaq të madhe në Shqipëri, judorëzua z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank, nga Petra Burcher, drejtoreshë e korporatës për zhvillimnë ambasadën e Suedisë, Tiranë. Të pranishëm nëevenimentin e rëndësishëm të organizuar nga UNDP-ja, ishinpërfaqësuesit më të lartë të institucioneve private, publike, shoqërisë civile si dhe përfaqësues të ndryshëm të trupitdiplomatik etj.

“Është e rëndësishme për ne që të përshpejtojmë veprimet mbiobjektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Kontributi ikomunitetit të biznesit si pjestarë të sektorit privat është irëndësishëm në këtë aspekt”.- citoi ndër të tjera, znj. Fiona McCluney, kordinatorja e Kombeve të Bashkuara përShqipërinë.
Credins bank, u vlerësua me këtë cmim si rezultat i filozofisësë drejtuesve dhe aksionerve të bankës, të cilët kanë diturgjithmonë t’a vendosin fokusin në elemente kyc si: performanca financiare, me ndikim në rritjen e ekonomisë sëvendit, rritjen e mirëqënies të klienteve të saj, nëpërmjetprodukteve dhe shërbimeve duke i ndërthurur dhe integruarme platforma risi në inovacion dhe teknologji. Si antare edhetë UN Global Compact dhe UN Women, Credins bank ështëtashmë një nga korporatat lider për përgjegjësinë sociale, e cila e ka nisur këtë rrugëtim me dëshirën dhe ambicjen e vetme për të vazhduar edhe tej suksesshëm misionin e ndërmarrë, që është për ti shërbyer gjithmonë komunitetit dheorjentuar atë drejt standardeve Europiane.




