• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇMIMI I LARTË I KARBURANTEVE/ Ja shtatë taksat që shqiptarët paguajnë te nafta
Home
Ekonomi
Portret

ÇMIMI I LARTË I KARBURANTEVE/ Ja shtatë taksat që shqiptarët paguajnë te nafta

30 June, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, Movers, Portret

Qytetarët shqiptarë paguajnë 7 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror. Në morinë e taksave që qeveria ka vendosur mbi karburantet, pjesa dërrmuese shkon në buxhetin e shtetit, por vitet e fundit qytetarët paguajnë taksa mbi naftën edhe për privatët.

Por cilat janë 7 taksat që paguhen aktualisht mbi karburantet dhe sa rëndojnë ato në cmimin final? Në cdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër.

Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër. Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në Maqedoni qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që kanë një faturë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat në shqipëri.

Maqedonia nuk është vendi i vetëm që paguan më pak taksa se shqipëria mbi karburantet. Pjesa dërrmuese e taksave, që qytetarët shqiptarë paguajnë mbi naftën, si taksa e qarkullimit, ajo e skanimit dhe markimi nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.

Këto janë taksa të shpikura në Shqipëri për të mbushur lehtë buxhetin e qeverisë, por edhe atë të privatëve koncesionarë, duke i detyruar kështu qytetarët shqiptarë ta blejnë një litër naftë më shtrenjtë edhe se gjermanët apo austriakët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Debati për teatrin me Julian Dedën, Erion Isai u kundërpërgjigjet ofendimeve që i bënë: Unë kam... (VIDEO)
Previous article Nis takimi i fazës së 1/8-ave, Uruguai e Portugalia duan çerekfinalen

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT