• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Çmimi i energjisë: OST katër propozime për tarifën, aplikon edhe OSHEE
Home
Ekonomi

Çmimi i energjisë: OST katër propozime për tarifën, aplikon edhe OSHEE

26 December, 2017 k.autor Ekonomi

Enti Rregullator i Energjisë nisi sot seancën e parë dëgjimore lidhur me aplikimin për tarifën e re të transmetimit depozituar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për vitin 2018.

Aplikimi përfshin katër variante të ndryshme të lidhura me kosto potenciale të operatorit për shërbimet ndihmëse, koston e borxhit si dhe humbjet.

Kështu pritshmëria është që humbjet në sistem të blihen nga tregu i parregulluar nga ana e OST çka do të rriste koston me të paktën 900 milionë lekë në vitin 2018.

Aktualisht këto humbje sigurohen nga KESH me çmim fiks. Po kështu edhe shërbimet ndihmëse do të blihen nga tregu i parregulluar duke rritur sërish kostot ndërkohë që çështja kyçe mbetet marrëdhënia mes OSHEE dhe OST lidhur me borxhin.

Katër variantet e tarifës

Sipas aplikimit depozituar në ERE janë të paktën katër variante për tarifën që duhet të ketë OST për transmetimin për të siguruar aktivitetin e saj normal gjatë vitit të ardhshëm

Versioni 1

Ky version parashikon përmbushjen e të gjitha detyrimeve të OST sha përgjatë vitit 2018, duke përfshirë pagesën e detyrimeve për kredi të cilat aktualisht janë në detyrim të OSHEE sha paguajë referuar vendimeve të ERE nr. 52, datë 6.4.2017, dhe nr.190, datë 22.12.2016 të cilat përcaktojnë se:

OSHEE sha përveç shlyerjes së detyrimeve korrente, të kryejë dhe pagesat ndaj KESH sha dhe OST sha nga detyrimet e prapambetura për qëllime të pagesave të kredive nga OST sha dhe nga KESH sha;

Për vitin 2018 OST sha duhet të paguajë rreth 4,077 milionë lekë në bazë të marrëveshjeve për ripagimin e kredive me Ministrinë e Financave dhe KESH sha. Vetëm shtesa e detyrimit për të paguar kreditë nga ana e OST sha, do të bënte që tarifa të rritej me 0.47 lekë /kwh= 4.077 milionë lekë/ 7,231GWh, më shumë se tarifa aktuale prej 0.65 lekësh.

Në këtë version tarifa rezulton 1.52 lekë/kwh.

Version 2

Sipas versionit 2 OST sha vazhdon të mos paguajë kreditë por ndryshimi në krahasim me situatën aktuale është blerja në treg të shërbimeve ndihmëse me një vlerë prej 1,233 milionë lekësh në vit ndërkohe që vlera në të cilën aktualisht po i siguron ato është 140 milionë lekë dhe blerja në tregun e energjisë për mbulimin e humbjeve me një vlerë prej 1,165 milionë lekësh nga rreth 250 milionë lekë aktualisht.

Në këtë version tarifa rezulton 0.96 lekë/kwh.

Version 3

Në versionin e tretë, OST sha siguron vetëm blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve në treg ndërkohë që nuk paguan kreditë dhe siguron shërbimet ndihmëse me çmim të rregulluar nga KESH sha.

Në këtë version tarifa rezulton 0.81 lekë/kwh.

Version 4

Versioni i katërt është pothuajse i ngjashëm me situatën aktuale të OST sha, pra energjia e nevojshme për të mbuluar humbjet në transmetim dhe shërbimet ndihmëse sigurohen nga KESH sha me çmim të rregulluar si dhe kreditë nuk paguhen referuar vendimeve të ERE nr. 52, datë 6.4.2017 dhe nr. 19o, datë 22.12.2016

Për këtë variant tarifa do të ishte 0.65lekë/kwh energji e transmetuar, sikurse është aktualisht.

Aplikon edhe OSHEE

“Monitor” mësoi se vetëm pak ditë më parë aplikim ka depozituar edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe konkretisht është Furnizuesi Universal.

Ky i fundit nuk ka kërkuar ndryshim të tarifave për konsumatorin final familjar por ndryshim tek kategoria e bizneseve të lidhura në disa kategori tensioni si dhe rishikim të tarifës për shërbimin e shpërndarjes.

Kujtojmë që nga data 1 janar 2018 janë të paktën 76 biznese të lidhur në 35 kilovolt dhe që do të sigurojnë energjinë nga tregu i parregulluar. Për të gjithë ata që bëjnë kërkesën OSHEE mund të japë vetëm shërbimin e shpërndarjes kundrejt tarifës e cila diferencohet në pikë.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqetësim tek LSI, Manjani: Po ndryshojnë padronët e drogës, kush s’pranon rregullat eliminohet
Previous article (VIDEO) United befasohet nga Burnley, Mourinho e sheh veten në disavantazh

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT