Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë në bisedime me Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit për të bërë një paraqitje përmes një video-telefonate, gjatë transmetimit të Çmimeve Oscar.
Zyrtarët e Akademisë ende po diskutojnë nëse Zelensky vërtet do të shfaqet shkurtimisht në shfaqje, thanë burimet për “The Post.” Gjithashtu nuk është e qartë nëse ai do të shfaqet drejtpërdrejt apo në një mesazh të regjistruar.
Ndërkohë, ABC, e cila po transmeton eventin, thuhet se është në favor të Zelensky, një ish-aktor, për të bërë një deklaratë.
Ndër të tjera besohet se aktorja me ukrainase Mila Kunis, e cila mblodhi 35 milionë dollarë me bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher, për refugjatët ukrainas , do të bëjë një deklaratë gjatë shfaqjes.


