• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇMIMET E RRITURA/ Albin Kurti: Nuk kam një zgjidhje ideale për krizën energjetike
Home
Rajon

ÇMIMET E RRITURA/ Albin Kurti: Nuk kam një zgjidhje ideale për krizën energjetike

9 February, 2022 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën, 9 shkurt, se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike.

Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht dhe se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”.

“Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më shpejtë prej krizës për sa më shumë prej jush”.

Kurti ka thënë se çmimet e importit të energjisë nuk pritet të ulen, andaj ka bërë thirrje për përdorim racional.Ai i ka bërë këto komente, pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën, 8 shkurt, tarifat e reja për energji elektrike.

Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit.

Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat për orë në muaj.
Kurti ka thënë se Qeveria ka rritur shumën e subvencioneve deri në 100 milionë euro për të lehtësuar situatën.

Sipas tij, subvencionimi i plotë i importit të energjisë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

“Sipas të dhënave tona, bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar, 70.4 për qind e konsumatorëve shtëpiakë, gjatë dimrit, shpenzojnë mesatarisht më pak se 800 kilovat orë në muaj”.

Sipas tij, kjo i bie që kjo kategori do të preket lehtë apo aspak nga rritja e çmimeve të energjisë.

ZRRE ka thënë se 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë konsumin prej 800 kilovat në orë gjatë muajit.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me 9 shkurt dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
Për bizneset nuk do të ketë blloqe tarifore.

Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën.

Kriza në Evropë është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit.

Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat – kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO DONTE TË ISHTE NË FINALE PËR PRESTIGJ"/ Banorët flasin për Monikën: Ajo është tepër krenare
Previous article E PËSON KEQ I MITURI/ Kapet me armë në Tiranë. Policia jep DETAJET

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT