• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ÇMIMET E “PANAIRIT TË LIBRIT”/ “Autor i vitit” zgjidhet Besnik Mustafaj
Home
Libri

ÇMIMET E “PANAIRIT TË LIBRIT”/ “Autor i vitit” zgjidhet Besnik Mustafaj

16 November, 2019 F.autor Kulturë, Libri

Çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2019” u ndan sot në Pallatin e Kongreseve. Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve, cilëson finalizimin e këtyre çmimeve, një punë të gjatë ku janë lexuar shumë vepra të reja. Juria e Panairit të këtij viti, e kryesuar nga Lili Sula (shefe e departamentit të letërsisë në FHF në UT), ka zgjedhur, si “Autor të Vitit”, Besnik Mustafaj, me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”. Zgjidhet “Autori i Vitit”, shkrimtari Besnik Mustafaj, me motivacionin: “Për përshkrimin plot realizëm dhe ironi të hollë të një periudhe dramatike ende të pranishme edhe të gjallë në mendjet njerëzore”.

 “E konsideroj këtë çmim si një konfirmim të drejtësisë, për ta lënë politikën edhe për t’iu përkushtuar letërsisë”, thotë shkrimtari Besnik Mustafaj.

“Përkthyesi i vitit” u zgjodh Korab Hoxha, për përkthimin e botimit me poezi “Tetori ne vagon” të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva me motivacionin: “Forca e mrekullueshme e mesazheve politike edhe filozofike të njërit prej zërave më të rëndësishme të letërsisë botërore të shekullit është përcjellë në mënyrë mjeshtërore edhe me një shqipe të pasur pa humbje në origjinalitetin edhe bukurin e vargut”.

Me çmimin e “Prozës memoristike” në Panairin e Librit u vlerësua autori Lekë Tasi për veprën “Grabjani rrëzë kodrave” me motivacionin: “Për sensibilitetin edhe mesazhin e prozës së tij në përshkrimin plot vërtetësi tronditëse të njerëzve dhe ngjarjeve përmes shquarjes së njerëzores në mes të territ të diktaturës”

Çmimi i posaçëm për Saverina Pashon për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” e Milan Kunderës.

Juria përbëhej nga 5 anëtarë: Lili Sula, pedagoge në UT, Shefe e Departamentit të Letërsisë (Kryetare e Jurisë), Agim Baçi – kritik letrar,  Parid Teferiçi – përkthyes, Adriatike Lami – shkrimtare dhe Agim Doksani – përkthyes, për afro 3 muaj është mbledhur për të përzgjedhur veprat më të mira. Panairi i Librit mbyllet ditën e diel ora 21.00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Rafael Varan paralajmëron "kuqezinjtë": Mendojmë të trondisim lojën dhe...
Previous article DO TË NA FALENDERONI/ Pasi të lexoni këtë artikull, nuk do ta përdorni më kurrë sodën e bukës në maskat e fytyrës

F.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT