• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇMIMET E LARTA ULIN KONSUMIN/ Më shumë bukë, qytetarët “harrojnë” mishin
Home
Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ULIN KONSUMIN/ Më shumë bukë, qytetarët “harrojnë” mishin

7 August, 2022 s.autor Ekonomi

Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, familjet shqiptare kanë rritur konsumin për bukën dhe mishin e pulës, ndërsa është ulur përdorimi i mishit, sallamit, vajit dhe bulmetit. Kompanitë pohojnë se rënia e konsumit ka arritur deri në 40% krahasuar me vjet. Edhe në bare dhe restorante, këtë vit po konsumohet më pak. Bizneset kërkojnë ulje të taksave, pasi tkurrja e konsumit parashikohet të japë efekte në falimentime dhe shkurtime të vendeve të punës.

Në këtë periudhë konsumi ka shënuar rënie për produktet e shportës që varion nga 15 deri në 40% më pak krahasuar me vjet.

Kompanitë kryesore të prodhimit dhe importit në vend pohojnë se arsyet kryesore të tkurrjes së konsumit janë rritja e çmimeve nga shtrenjtimi i kostove dhe emigracioni masiv i popullsisë, kryesisht të rinjve.

Në qershor, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 7.4%, niveli më i lartë në 20 vjet, i ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, tendenca e konsumit është me rënie për produktet e mishit, bulmetit, vajit të lulediellit, birrës dhe pijeve freskuese, ndërsa është rritur konsumi i bukës.

Në bare dhe restorantet e Tiranës e bregdetit të Jugut, operatorët thonë se konsumi ka rënë 30 deri në 40% nga rritja e çmimeve.

Shqetësimi më i mprehtë për strukturat e shërbimit është mungesa e madhe e fuqisë punëtore dhe emigracioni i të rinjve që ka shtuar kostot e shërbimit.

Çmimet e katër artikujve ushqimorë prej fillimit të muajit prill kontrollohen nga Bordi i Transparencës. Operatorët e tregut pohojnë se mbajtja në kontroll e çmimeve nuk ka ndikuar te rritja e ekonomisë së shkallës (konsumit), por te shtimi i marzheve të fitimit, pasi ka nxitur dyqanet e vogla të produkteve ushqimore për të shtrenjtuar çmimet e produkteve të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET SHKRUMBOJNË PYJET E MALËSISË SË KURBINIT/ Digjen dhjetëra hektarë, e pamundur ndërhyrja nga toka
Previous article E ZHDUKUR PREJ DITËSH/ E mitura shqiptare: Jam keqtrajtuar nga i dashuri

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT