• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇMIMET E “KRIPURA” TË FLUTURIMEVE/ Tirana zgjidhje për italianët
Home
Sociale

ÇMIMET E “KRIPURA” TË FLUTURIMEVE/ Tirana zgjidhje për italianët

6 November, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Pushimet e fundvitit nuk janë larg dhe shumë mund të jenë duke menduar se ku do t’i kalojnë ato. Përjashtim nga kjo nuk bëjnë edhe italianët, të cilët këtë vit do të ndeshen me një situatë aspak të favorshme sa i përket çmimeve të biletave të avionëve, të cilat pritet të arrijnë majat.

E përditshmja italiane jep një panoramë të çmimeve për Krishtlindje. Për ata që planifikojnë një udhëtim më 22 dhjetor në Katania, nëse do të nisen nga qyteti i Milanos një biletë vetëm vajtje do t’u kushtojë qytetarëve italianë 206 euro, 231 euro nëse nisen nga Bolonja, 239 euro nëse nisen nga Torino dhe 242 euro nga qyteti i Firences.

Çmimet fillojnë të bëhen edhe më të kripura me afrimin e datës së festës së Krishtlindjes. Për të fluturuar drejt Palermos më 23 dhjetor, sërish për një biletë me një drejtim, kostoja minimale do të jetë 143 euro duke filluar nga Roma, 220 euro nga Milano, 269 euro nga Torino dhe 314 euro nga Bolonja.

Por ajo çfarë është paradoksale, sipas medias italiane, është se çmimet janë më të përshtatshme për udhëtarët nëse duan të shkojnë nga veriu i Italisë për në jug të ndalojnë në Tiranë.

Nëse ata vendosin të kalojnë tranzit nga kryeqyteti shqiptar çmimi i një fluturimi mund të bjerë me 50 euro. Megjithatë, nëse kjo zgjidhje do të ishte ideale sa i përket çmimit nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kohën e udhëtimit. Edhe ndalesa në qytetin e Parisit mund të jetë më e përshtatshme për udhëtarët që dëshirojnë të lëvizin nga Bolonja në Katania midis 21 dhjetorit dhe 6 janarit ku pritet të kursejnë gati 200 euro.

Shoqata e konsumatorëve Codacons, e cila edhe ka publikuar shifrat ka ngritur alarmin ndërsa kërkon nga qeveria të mbrohen rregullat e konkurrencës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SULMUA NGA NJË QEN PITBULL/ Ndërron jetë në spitalin e Durrësit i moshuari
Previous article SHOKUESE NË DURRËS/ Babai monstër tenton të përdhunojë vajzën e tij 14-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi... Aktualitet

"RAMËN DO TA BËJMË..."/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi...

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner Aktualitet

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT