Kjo verë konsiderohet tepër e varfër për turistë nga biznesmenët.
Dhe duket se një pjesë të mirë të fajita e kanë vetë ata, me çmimet e ekzagjeruara.
Mjafton të shohësh këtë faturë.
Një Coca Cola, në Butrint kushton 350 lekë, ndërkohë që në supermarket e merr 60 lekë dhe maksimumi në Bllok në Tiranë, ajo kushton 150 lekë.
Por nuk mjaftohen me kaq.
Duan të nxjerrin fitime maksimale edhe me ujin, duke e shitur një bidon 170 lekë, ndërkohë që mjafton të përmendim vendin fqinj, Greqinë, ku në çdo zonë të saj, uji shitet vetëm 0.5 euro.