Situata meteorologjike parashikohet e ndryshueshme për ditët në vijim. Siç ishte parashikuar dita e nesërme do të ketë vranësira dhe shira lokale. Temperaturat parashikohen të jenë deri në 10 gradë celsius dhe era do të fryjë e lehtë me 5 m/s.
E diela pjesërisht paraqitet me diell edhe pse temperaturat do të jenë minimalja 3 gradë dhe maksimalja 7 gradë.
Nga java do të kemi një rritje të lehtë temperaturash me 2-3 gradë. Por pas datës 13 dhjetor në vendin tonë do rikthehen shirat.
Përgatiti: AlpeNews.al



